Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po hetonin një sulm ajror që, sipas Iranit, goditi një dasmë në jug të vendit, duke shkaktuar 4 të vrarë dhe rreth 70 të plagosur.
Në një konferencë për gazetarët, Vance fajësoi sulmet iraniane ndaj anijeve tregtare në Hormuz për rritjen e çmimit të naftës dhe e bëri të qartë se nuk do të ketë bisedime derisa Irani të ndalë aktet armiqësore nga Ngushtica.
“Arsyeja pse çmimet e gazit janë kaq të larta tani është se iranianët po qëllojnë ndaj anijeve tregtare.
Pra, kur iranianët qëllojnë ndaj anijeve tregtare, është e qartë se disa anije nuk duan të kalojnë nëpër atë zonë.
Megjithatë, shumë anije kanë vazhduar të kalojnë. Vetëm dje, rreth 15 milionë fuçi naftë kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht faktit se iranianët vazhdojnë të sulmojnë anijet.
Çfarë ka bërë pjesa tjetër e botës? Pse duhet të jetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vetmi vend në botë që mund të garantojë se tregjet globale të energjisë do të vazhdojnë të furnizohen? Dhe përgjigjja është: sepse ne jemi i vetmi vend që kemi kapacitetin për ta bërë këtë.
Gjithçka është në tryezë. Presioni ekonomik, presioni ushtarak, presioni diplomatik, presioni përmes operacioneve të fshehta.
Sigurisht, këto janë mundësi dhe mjete që presidenti ka në dispozicion. Por nuk jemi aq të pamatur sa ta themi hapur se çfarë saktësisht planifikojmë të bëjmë.”, tha Vance.













