Pas humbjes në tri palë zgjedhje si kandidat për kryeministër dhe humbjes së rreth 40 mijë votave dje në raport me votimin e rregullt me 28 dhjetor, brenda PDK-së kanë nisur zërat të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Bedri Hamzës, raporton Veriu.info.
Ish kandidati i PDK-së për deputet nga diaspora, Shahin Dervishaj, ka thënë se kësaj partie i duhet një lider i vërtetë, duke lënë të kuptohet se Bedri Hamza, sipas tij, nuk është i tillë.
Ai thotë se për momentin i vetmi që mund të përballet me situatën aktuale është Uran Ismaili.
Postimi i Shahin Dervishaj:
Bedri Hamza është një njeri jashtëzakonisht i mirë, punëtor dhe një ndër më të mirët në fushën e ekonomisë në gjithë Kosovën.
Por PDK-së i duhet një lider i vërtetë. Unë personalisht mendoj se Bedriu nuk mund ta kthejë PDK-në aty ku e meriton.
Për momentin, mendoj se i vetmi që mund të përballet me situatën e tanishme është Uran Ismaili.
Ky është mendimi im.












