Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ja cilën ditë pritet të përmbyllet numërimi i votave për kandidatë

11/06/2026 - 09:55
në Kryesore, Lajme
A A
Ja cilën ditë pritet të përmbyllet numërimi i votave për kandidatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me ritmin aktual të punës në Qendrat Komunale të Numërimit, procesi i numërimit të votave për kandidatë nga vendvotimet e rregullta pritet të përfundojë më së largu të martën.

E niveli i numërimit në shkallë vendi ka arritur mbi 75 për qind, të mërkurën. Deri tani, procesi është përmbyllur në 18 komuna, kryesisht ato me numër më të vogël votuesish.

Në fazën përfundimtare të numërimit janë Leposaviqi, Kaçaniku, Skenderaj, Istogu, Klina dhe Rahoveci. E, në Prishtinë numërimi ka kaluar një të katërtën e votave, ndërsa në Prizren mbi 40 për qind.

Në Gjilan procesi i është afruar 50 përqindëshit, ndërsa në të gjitha komunat e tjera janë numëruar më shumë se gjysma e votave.

Me këtë dinamikë pune, e fundit numërimin e votave do ta përfundojë Prishtina – në fillim të javës së ardhshme.

Megjithatë kjo nuk nënkupton përfundim të të gjithë procesit numërues për shkak se ka edhe vota të tjera që numërimi ende nuk ka nisur.

“Bëhet fjalë për fletëvotimet nga votimi nga 30 përfaqësi diplomatike, ku kanë votuar 22 mijë e 414 qytetarë, pastaj fletëvotimet nga votimi me postë në 23 kutitë postare nga ku janë tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, pastaj fletëvotimet nga votimi me kusht i mundësuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8 mijë e 751 votues dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta ku kanë qenë të regjistruar 3 mijë e 144 votues”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se aktivitete po zhvillohen edhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Deri në mëngjesin e së mërkurës janë verifikuar afër 7 mijë e 300 zarfe nga diaspora, prej tyre të vlefshme janë mbi 98 për qind.

“Nga pjesa më e madhe e pakove që janë sjellë në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë të tilla, prej të cilave janë aprovuar 7 mijë e 153, ndërkaq janë refuzuar 142. Arsyeja më e shpeshtë se pse janë refuzuar këto pak është se në 114 raste mungon dëftesa e regjistrimit”, ka thënë Elezi

Në QNR do të numërohen edhe afro 10 mijë fletëvotime që janë nga votimi me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara.

JU REKOMANDOJMË

Edhe 347 kuti ende pa u numëruar, këto janë 10 gratë më të votuara deri më tani

Edhe 347 kuti ende pa u numëruar, këto janë 10 gratë më të votuara deri më tani
11/06/2026 - 10:55

Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 2,498, deri më tash janë numëruar 2,151 vendvotime, apo 86,11%. Procesi i numërimit po vazhdon në qendrat komunale...

Më shumëDetails

Këta janë 10 më të votuarit nga LVV, PDK, LDK e AAK deri më tani

Këta janë 10 më të votuarit nga LVV, PDK, LDK e AAK deri më tani
11/06/2026 - 10:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet...

Më shumëDetails

Përfundon numërimi në 28 komuna, sot vazhdon në Prishtinë, Ferizaj e disa komuna tjera

Përfundon numërimi në 28 komuna, sot vazhdon në Prishtinë, Ferizaj e disa komuna tjera
11/06/2026 - 10:44

Përfundon verifikimi dhe numërimi në 28 QKN, procesohen 85% e vendvotimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale...

Më shumëDetails

SHBA heq sanksionin “non grata” për Sali Berishën

SHBA heq sanksionin “non grata” për Sali Berishën
11/06/2026 - 10:29

Lideri i opozitës është liruar nga sanksionimi Non Grata i shpallur plot pesë vite më parë nga ish sekratari i shtetit Blinken që i pengonte atij dhe familjes...

Më shumëDetails

Hoti godet lidershipin e LDK-së: “Kështu është kur ngarendemi pas posteve”

Hoti godet lidershipin e LDK-së: “Kështu është kur ngarendemi pas posteve”
11/06/2026 - 10:21

Avdullah Hoti e ka kritikuar ashpër ish-opozitën parlamentare për, siç ka thënë ai, ngarendjen rreth “kapjes së posteve shtetërore”. Fjalët e ish-deputetit aludohet të jenë drejtuar ndaj lidershipit...

Më shumëDetails

Rufki Suma grumbullon më shumë vota se Albin Kurti në Han të Elezit

Rufki Suma grumbullon më shumë vota se Albin Kurti në Han të Elezit
11/06/2026 - 10:17

Në komunën e Hanit të Elezit ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas të dhënave të publikuara në platformën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Një vit pas publikimit të skandaleve financiare nga Veriu.info, FIFA i bllokon merkaton FC Vushtrrisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    490 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë