Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ja dokumentet që i përforcojnë dyshimet për kurdisje të tenderit të dekorimeve në Prishtinë në vlerë 240 mijë euro, e përfshirë edhe drejtoresha Sibel Halimi

02/04/2025 - 18:10
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ja dokumentet që i përforcojnë dyshimet për kurdisje të tenderit të dekorimeve në Prishtinë në vlerë 240 mijë euro, e përfshirë edhe drejtoresha Sibel Halimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në muajin dhjetor Veriu.info kishte raportuar për pezullimin e një tenderi të dyshimtë të Komunës së Prishtinës për dekorimin e kryeqytiit, ku një pjesë e madhe e dekoreve që janë kërkuar në specifika të dosjes së tenderit i ishin përshtatur kompanisë “Te Fatosi”.

Pezullohet tenderi që dyshohet se u kurdis për dekorimin e Prishtinës (Dokument)

Veriu.info më pas kishte kërkuar qasje në dokumente publike në gjitha shkresat e lëndës së këtij tenderi në vlerë prej 240 mijë euro, dhënia e të cilave ishte zvarritur nga Komuna e Prishtinës për rreth tre muaj, ani pse me ligj obligohen të ofrojnë qasje brenda shtatë (7) ditës.

Arlinda Kastrati e Kreshnik Smajli, zyrtarët e Komunës së Përparim Ramës që tentuan përmes mashtrimit fshehjen e dokumenteve publike për tenderin që dyshohet se u kurdis

Përmes shfrytëzimit të qasjes në dokumente publike, Veriu.info ka siguruar shkresën (e-mailin) me të ka nisur gjithë “allishverishi” i këtij tenderi, i cili mbanë emrin e drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

Kronologjia e tenderit

Me 21 qershor 2024 Komuna e Prishtinës kishte shpallur tender me titull “DEKORIMET VERORE, DIMËRORE DHE SHËNIMI I DATAVE ME RËNDËSI”, ku aplikimet duhet të dorëzoheshin nga operatorët ekonomik deri më 01.08.2024 në ora 14:00.

Vetëm një (1) para se të përfundonte afati për dorëzimin e ofertave, Komuna e Prishtinës publikon njoftimin për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit, pa dhënë ndonjë arsye pse ka vendosur kështu.

Në e-mailin e drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Sibel Halimi, që ka siguruar Veriu.info, kërkohet anulimi i këtij tenderi, duke shkruar: “Kërkojmë nga prokurimi të anulohet aktiviteti “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi”, meqë kemi nevojë ta kompletojmë.

Pra, drejtoresha Halimi nuk jep asnjë sqarim se si do të kompletohet dosja e tenderit, e as se kush ka konstatuar se dosja e tenderit është e pakompletuar.

I njëjti tenderi ishte rishpallur më 29.08.2024, por me një ndryshim thelbësor që e favorizonte një kompani specifike.

Veriu.info ka analizuar dosjet e tenderëve të shpallur në qershor dhe të atij të rishpallur në gusht, ku ka gjetur se në tenderin e rishpallur si vërejtje shkruhet: Operatori Ekonomik duhet të dorëzojë një deklaratë me shkrim dhe të vulosur dhe nënshkruar nga OE, ku zotohet qe do i përmbushi te gjitha kërkesat sipas paramases  dhe anës vizuale si ne foto në masën pre 90%.

Pra, për dallim nga tenderi i shpallur në qershor ku nuk kërkohej një dëshmi e tillë, në ritenderim kërkohet që dekorimet të jenë 90% si në foto.

Anulimi i tenderit dhe rishpallje e tij për të shtuar këtë kriter/kërkesë, ka ngjallur më pastaj dyshime e ankesa, pasi që dyshohet se kjo është bërë për t’ia përshtatur tenderin kompanisë “Te Fatosi”, të cilën me pastaj Komuna e Prishtinës e kishte shpallur fituese.

Në dhjetor mediat kishin raportuar se si dekoret që janë kërkuar më fotografi në dosje të tenderit, një pjesë e madhe e tyre gjendeshin minimalisht një (1) vit më herët në depon e kompanisë “Te Fatosi”.

Dyshime se u kurdis tenderi për dekorimin e kryeqytetit, kompania fituese “Te Fatosi” dekoret kryesore i kishte të ekspozuara qysh vjet

Se këto dekorime kanë qenë të ekspozuara vitin e kaluar në një prej qendrave tregtare në vend dhe në dyqanin e kompanisë “Te Fatosi”, kjo dëshmohet edhe në faqet nëpër rrjete sociale edhe të qendrës tregtare në fjalë, por edhe të kompanisë “Te Fatosi”, ku janë postuar fotografi të këtyre dekorimeve të gatshme dhe vetëm është nevojitur transporti dhe vendosja e tyre në sheshet e kryeqytetit.

Më poshtë gjeni dekorimet e kërkuara në specifika tenderi:

 

Më poshtë gjeni dekorimet e ekspozuara në faqen e “Fatosi Store”:

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë