Një 28 vjeçare ka denoncuar në polici të dashurin e saj për dhunim, pasi sipas saj ai e kishte marrë me veturë tek shtëpia për dalë për kafe, por në vend të kësaj e kishte dërguar në motel dhe kishte kryer marrëdhënie me të.
Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja ka deklaruar se i dashuri kishte shkuar ta merrte nga shtëpia me veturë, me qëllimin që të dilnin për kafe.
Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor në motelin Delfin në Llapnasellë, ku vajza me inicialet D.K ka deklaruar se është futur pa dëshirën e saj në dhomën e motelit.
Hetuesit po merrem me rastin dhe pa ekzaminimeve mjekësore janë evidentuar shenja fizike që mbështesin dyshimin për dhunim.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunim” dhe i është kaluar për trajtim Njësisë së Hetimeve Rajonale dhe deri tani nuk raportohet për arrestimin e të dyshuarit.














