Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jashari paralajmëron reagim në rast të një vendimi politik në Hagë, thotë se kush e fyen UÇK-në, fyen edhe shtetësinë e Kosovës

04/09/2026 - 11:55
në Lajme
A A
Jashari paralajmëron reagim në rast të një vendimi politik në Hagë, thotë se kush e fyen UÇK-në, fyen edhe shtetësinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me organizimin e protestës më 12 shtator dhe pritjen e verdiktit përfundimtar nga Gjykata Speciale për kreret e UÇK-së

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në marshin e 12 shtatorit dhe në organizimin e pritjes së verdiktit përfundimtar ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Jashari tha se konferenca ka për qëllim njoftimin për organizimin e pritjes së vendimit përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar Gjykatën Speciale si politike dhe procesin si të padrejtë.

“Kjo konferencë është njoftim për organizimin për pritjen e verdiktit përfundimtar të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gati gjashtë vite po mbahen padrejtësisht atje nga Gjykata Speciale, siç e kemi thënë edhe më herët, krejtësisht politike, me tendenca dhe qëllime për ta njollosur luftën e lavdishme, të drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me tendenca për të parazuar luftën tonë të drejtë e të pastër, sidomos për të ardhur deri te liria, dhe formën për me ataku dhe me godit luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo prokurori e ka gjetur duke i marrë, siç e thashë edhe më herët, padrejtësisht krerët, përkatësisht udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës atje: Presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin dhe të tjerët”, ka deklaruar Jashari.

Jashari foli edhe për mënyrën e krijimit të Dhomave të Specializuara dhe për raportin e Dick Marty-t, duke pretenduar se akuzat për trafikim organesh nuk janë vërtetuar.

“Dihet se si është krijuar dhe në bazë të asaj si është krijuar kjo gjykatë: në bazë të raportit të Dick Marty-it, raportit të shpifur të Dick Marty-it gjëja se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka bërë trafikim organesh, gjë që nuk është vërtetuar dhe nuk është faktuar në asnjë rast dhe për mendimin tonë, e kemi thënë edhe në takime, po edhe në protesta kundërshtime ndaj kësaj aktakuze, që në momentin që nuk është aprovuar nga ajo që është pretenduar nga ky raport dhe nga bashkëpunitorët dhe nga kjo prokurori, e cila ka bashkëpunuar ngushtë me prokurorinë e Serbisë dhe shtetin serb për ta goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e nuk është faktuar deri më tani, nuk është provuar deri më tani, kjo gjykatë është dashur të jetë inekzistente”, tha ai.

Sipas tij, Gjykata Speciale vazhdon të funksionojë edhe pas skadimit të mandatit të saj.

“Siç e dini, kjo gjykatë tani e sa kohë është edhe me mandat të skaduar duke vepruar. Një gjykatë që i është bërë një padrejtësi e madhe vetëm është krijuar nga institucioni, i është dhënë mundësia nga institucioni më i lartë këtu në Republikën e Kosovës, Parlamenti i Republikës së Kosovës, e që s’ka të bëjë asgjë me Kosovën.”

Jashari tha se Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së është duke bashkëpunuar me organizata të tjera për organizimin e pritjes së ish-kreërve të UÇK-së.

“Pra, ne jemi duke punuar ngushtë me organizata të ndryshme, me këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që me datën 16 t’i presim krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze, edhe pse nuk jemi organizatorë të protestës të 12 shtatorit, e cila organizohet dhe është thirrur nga “Liria ka Emër”, ku kemi bashkëpunim dhe bashkarisht edhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe organizata të tjera autoktone, ju bëjmë thirrje pa dallim që të marrin pjesë në këtë marsh, në këtë protestë, kundërshtim të të gjitha atyre shpifjeve që po i bëhen luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht të jemi të përgatitur dhe të presim verdiktin përfundimtar që shpresojmë gjykata do të ndajë mendimin nga prokuroria, nga absurdi i kësaj prokurorie për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

“Dhe duhet thënë që secilit i takon që të dalë, sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ajo që e ka sjellë lirinë dhe kur preket në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, preket në lirinë e Kosovës. Dhe kur preket në krerët e ushtrisë që mbahen atje padrejtësisht dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, preket në shtetësinë e Kosovës. Dhe të gjithë ata që dalin për të pritur, që dalin të marshojnë kundër kësaj padrejtësie që po i bëhet vlerës më kulmore, më të popullit e të kombit shqiptar, kanë obligim, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë e secilit që sot jeton i lirë”, ka shtuar ndër të tjera Jashari.

Ndërsa, u ka dërguar edhe një porosi të gjithë atyre për siç ka thënë që shajnë e fyejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ndërsa unë dua të ju dërgoj porosi edhe atyre që e fyejnë dhe e shajnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përmes saj shajnë krerët atje, që përmes saj shajnë këtë luftë dhe duke i fyer e shajtuëkrerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen padrejtësisht në Hagë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fyjnë e shajnë shtetësinë e Kosovës. Edhe një herë, ju bëjmë thirrje pa dallim gjithë institucioneve, partive politike dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë se duhet të dalim sa më masovikisht, duhet të presim dhe duhet të marshojmë dhe nëse ndodh që merret një vendim politik në Gjykatën e Hagës, sepse kjo është gjykatë politike dhe mund të merren edhe vendime politike që s’kanë lidhje me drejtësinë (edhe në formën se si është krijuar dhe si ka vepruar deri më tani), ne nuk do të rrijmë me duar kryq”, ka thënë ndër të tjera Jashari.

Kurse kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj ka bërë thirrje që më 12 shtator në protestën e cila do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, të marrin pjesë të gjithë shqiptarët.

“Ne do t’i bëjmë thirrje që me datën 12 shtator në ora 14:00 në sheshin “Skenderbeu”, të gjithë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Presheva e Medvegja, të gjtiha hapësirave shqiptare dhe gjithë mërgimtarët tonë të cilët e ndiejnë veten që duhet të vijnë të protestojnë, i ftoj që të vijnë në Prishtinë dhe të protestojnë në mënyrë të dinjitetshme për pritjen e verditkit finale më 16 shtator. Prandaj u bëj thirrje veteranëve, invalidëve, familjeve të dëhsmroëve dhe gjtihë njerëzve që e dojnë lirinë dhe e dojnë Kosovën të jenë me ne në sheshin “Skenderbeu” më 12 shtator”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Protesta në Tiranë, çfarë ndodhi në 8 orë

Protesta në Tiranë, çfarë ndodhi në 8 orë
01/11/2026 - 08:00

Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e thirrur nga PD para kryeminsitrisë. Studentët janë mbledhur para Ministrisë...

Më shumëDetails

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time
01/11/2026 - 00:22

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara - themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për...

Më shumëDetails

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
31/10/2026 - 22:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë