Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kallas: Kishim pëlqimin e Kurtit dhe të Vuçiq për një takim në kuadër të dialogut, zgjedhjet në Kosovë e vonojnë procesin

11/05/2026 - 09:32
në Kryesore, Lajme
A A
BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Kaja Kallas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh.

Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin.

“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës – dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve – nga Kosova dhe nga Serbia – por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin”, tha Kallas.

“Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, shtoi ajo.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në shtator të vitit 2023.

Kallas e mori detyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së në dhjetor të vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka pasur rast të jetë nikoqire e ndonjë rundi bisedimesh.

Sot, ajo mirëpret një takim të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor.

Bisedimet mes 27 shefave të diplomacive evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit pritet të shërbejnë si hyrje për një debat të mëtejshëm mbi situatën në rajon, i cili do të zhvillohet po sot, por vetëm në nivel të ministrave të BE-së.

Pritet që në takim të flitet edhe për përgatitjet e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi.

Sipas diplomatëve evropianë, fokusi kryesor do të jetë: forcimi i bashkëpunimit mes BE-së dhe rajonit, rritja e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve të jashtme, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
11/05/2026 - 10:30

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se vendi është i gatshëm të ecë...

Më shumëDetails

Hajnat e arit në aksion, tri familje kosovare kërkojnë ndihmën e Policisë

Sikur në filma: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Vushtrri dhe vjedhin sasi të madhe ari
11/05/2026 - 10:28

Tri raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar gjatë ditës së diel në Kosovë. Sipas raportit të policisë, rastet janë shënuar në Ferizaj e Klinë, ndërsa cak i...

Më shumëDetails

Lushtaku: Jam për kthimin Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe në takimin e kryesisë së PDK’së

Lushtaku: Jam për kthimin Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe në takimin e kryesisë së PDK’së
11/05/2026 - 09:58

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është deklaruar pro rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se po të varej nga ai,...

Më shumëDetails

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro
11/05/2026 - 09:50

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe dokumenteve të tjera. Sipas...

Më shumëDetails

Përmbyset traktori, humb jetën një 70-vjeçar

Përmbyset traktori, humb jetën një 70-vjeçar
11/05/2026 - 09:16

Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor në fshatin Dushk të Lushnjës. Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm te rruga...

Më shumëDetails

Rifat Stojkaj humbi jetën në një aksident trafiku në fshatin Lloqan, policia jep detaje

Rifat Stojkaj humbi jetën në një aksident trafiku në fshatin Lloqan, policia jep detaje
11/05/2026 - 09:03

Drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj ka vdekur pas një vetaksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan. Sipas policisë, drejtuesi kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Rast i rëndë: Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në Pejë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë