Në autostradën “Ibrahim Rugova” sot në orët e pasdites ishte shkaktuar bllokadë total për rreth një orë pas djegies së një kamioni për transportimin e kafshëve, raporton Veriu.info.
Raportohet se kamioni që është kapluar nga zjarri i përkiste kompanisë “Meli”, e cila merret me import të kafshëve.
Për ta fikur zjarrin në vendngjarje kishin dalë zjarrëfikësit, të cilët me profesionalizëm shuan zjarrin që kishte kapluar kamionin.
Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar kompania “Meli”, ku ka kërkuar falje për pengesat e shkaktuara në trafik, duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar.
“U kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për vonesat, pritjet dhe vështirësitë e shkaktuara. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për shqetësimin që një situatë e tillë ka krijuar për shumë udhëtarë dhe shprehim keqardhjen tonë të sinqertë”, thuhet në reagimin e mishtores “Meli”.
LEXONI EDHE:














