Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kapja “londineze” e Prishtinës

30/10/2022 - 17:34
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përderisa kritikon Vetëvendosjen për kapje të shtetit, Lidhja Demokratike e Kosovës po i kap një nga një ndërmarrjet publike në Prishtinë. Tingëllon qesharake deklarata e Përparim Ramës, në fillim të mandatit, se ka ikur koha kur ato janë udhëhequr nga njerëz partiakë dhe se vendin e tyre do ta zënë profesionistët.

Imer Mushkolaj

Ishte 2 shkurti i këtij viti kur Përparim Rama njoftoi se e kishte kompletuar ekipin për ta qeverisur kryeqytetin gjatë katër viteve të ardhshme. I pyetur nga mediat, ai kishte komentuar edhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike. Kishte thënë se ka ikur koha kur këto ndërmarrje janë udhëhequr nga njerëz partiakë dhe se vendin e tyre do ta zinin ata profesionistë dhe adekuatë.

“Duhet të kalojmë nga ideja partiake kjo parti këtë ndërmarrje e kjo parti këtë ndërmarrje. Do të bëjmë më të mirën për të vendosur njerëz profesionistë për transformimin e qytetit tonë”, kishte thënë Rama.

Por, nëntë muaj pas këtij premtimi që dha fituesi i zgjedhjeve në kryeqytet, i ardhuri nga Londra, gjithçka ka mbetur veç fjalë. Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i kapur ndërmarrjet publike komunale një nga një.

E nisi me ngrohtoren ”Termokos”, kryeshef ekzekutiv të së cilës e zgjodhi asambleistin e vet, Fisnik Osmani. Ndërkaq, Sokol Havolli, një tjetër eksponent i partisë, pritet të bëhet kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Prishtina Parking”.

Dy nga sloganet e LDK’së në zgjedhje kanë qenë “Shteti. Shtet” dhe “LDK për të gjithë”. Duket se të dyja tashmë janë duke u zbatuar në kryeqytet. LDK njëmend po tregohet për të gjithë, por duke u kujdesur për të gjithë të vetët që t’i vendos në krye të ndërmarjeve publike.

Por, kjo nuk është asgjë e re në “kampin” e LDK’së. Ndër vite, në marrëveshje koalicioni me parti të tjera në qeversje qendrore, kjo parti është përkujdesur që të ndajë pushtetin edhe në kompani publike. Njerëz të LDK’së vazhdimisht kanë zënë pozita kyçe në institucione të pavarura.

Njësoj po ndodh tash në Prishtinë. Fjalët që i ka thënë Përparim Rama “i ka marrë era” dhe njerëzit partiakë po akomodohen gjithandej.

* * *

Që kur partinë e mori në dorë lidershipi i ri, vazhdimisht ka pasur përpjekje që të bëhet njëfarë prerje me LDK’në “e vjetër”. Kryetari i partisë dhe zyrtarë të tjerë thonë se përfaqësojnë një alternativë serioze, ndryshe nga partia në pushtet. Madje, tregohen të ashpër në kritikat ndaj Vetëvendosjes se si nëpërnjet njerëzve të partisë po kap institucione e ndërmarrje publike. Por, LDK’ja “e re” po vepron njësoj si ata që po i kritikon – vetëm se në nivel lokal.

Nëse LDK’ja tash po e vazhdon traditën e kapjes në Prishtinë, atëherë nuk mund të pritet se do të veprojë ndryshe as nesër në pushtet. Zyrtarët e partisë është mirë që të paktën kur ta kritikojnë qeverinë për kapje të shtetit, të sjellin ndërmend se si janë duke vepruar në kryeqytet. Në aq pushtet sa kanë, po dëshmojnë se janë “kapës” profesionistë. Njësoj si kanë vepruar dikur, po veprojnë edhe tash. Asgjë e re, as e padëgjuar.

Përparim Rama është prezantuar si një model ndryshe i qeverisjes. Njësoj është prezantuar edhe lidershipi i ri i partisë. Ajo çfarë kanë dëgjuar qytetarët është se ata nuk do të qeverisin as do të veprojnë si të tjerët, se do të japin shembull se si duhet menaxhuar mirë dhe me profesionalizëm.

Rasti me ndërmarrjet publike komunale në Prishtinë po e tregon pikërisht të kundërtën. Prishtina po tregon se në qasjen karshi kapjes së institucioneve, LDK nuk ka ndryshuar. Kanë ndryshuar vetëm emrat e atyrë që iu jepet pushtet, por logjika mbetet e njëjtë. Pavarësisht deklarimeve të kryetarit të Prishtiëns se kësaj here do të jetë ndryshe.

* * *

Sa herë që kritikohet LDK’ja, përgjigjja e zyrtarëve të saj është se janë institucionalistë. Madje, këtë e thonë me mburrje. Por, kur vjen puna te rehatimi i njerëzve të partisë, atëherë harrohet “institucionalizmi”. Ose, mbase dikush të qenët institucionalist e kupton në këtë mënyrë.

Një kohë të gjatë në pushtet, LDK e ka përvojën e punësimeve partiake, kapjes së institucioneve dhe agjencive të pavarura shtetërore. Përparim Rama mund të ketë dëshirë që kështu të mos ndodhë në Prishtinë, por partia mendon ndryshe. Partia mendon “për të gjithë

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë