Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së deklaruan se nuk do e votojnë Bekim Sejdiun për President.
Abdixhiku tha se kaq ka mund të bënte dhe i kërkon falje popullit të Kosovës.
Ai tha se ai vetë i 12-ti do të jetë në Kuvend ditën kur votohet Presidenti.
“Kërkoj falje për popullin e Kosovës, kaq munda, nuk munda me tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje, me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”.
“Unë me 12 deputetë do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti”, ka thënë ai.













