Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër instanca gjyqësore e shpallën të jashtëligjshëm: Si e mbrojti Qeveria për gati tre vjet Hekuran Nikçin, që u burgos dje?

28/02/2025 - 12:42
në Kryesore, Lajme
A A
Katër instanca gjyqësore e shpallën të jashtëligjshëm: Si e mbrojti Qeveria për gati tre vjet Hekuran Nikçin, që u burgos dje?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës për gati tri vite, në mënyrë të paprecedent, e ka mbrojtur vendimin e saj të paligjshme për emërimin e Hekuran Nikçit në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës. Ky i fundit, që është arrestuar dje, ka kontestuar vendimet e të gjitha gjykatave të Republikës së Kosovës. Ndonëse katër instanca gjyqësore kishin konstatuar se ai kishte marrë këtë pozitë në kundërshtim me ligjet në fuqi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vazhdonte ta mbante atë në detyrë.

Konstatimet e KPMShCK-së, Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme, që tregonin se Nikç pozitën po e mbante në mënyrë të kundërligjshme, për Qeverinë Kurti nuk kishin asnjë vlerë.

Madje, në fund të vitit të kaluar, Nikçi kishte refuzuar të lëshonte edhe zyrën e tij. Gazeta Nacionale ka siguruar një vendim të nënshkruar nga zv/kryeinspektori Agim Millaku, ku Nikçit i kërkohej që ta dorëzojë vulën dhe të gjitha mjetet e punës, por i njëjti kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

Gazeta Nacionale ka dërguar disa herë pyetje në Ministri të Financave për të kërkuar sqarime se pse nuk janë zbatuar vendimet e gjykatave, por kjo ministri nuk ka dhënë sqarime.

Kjo kryeneçësi e Qeverisë duket se ka marrë fund dje, kur Hekuran Nikçit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se Hekuran Niçki dyshohet për 3 vepra penale.

“Me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Historiku i çështjes

Në fund të vitit të kaluar, gazeta Nacionale ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Supreme, i cili tregon se gjykata në fjalë nuk e ka pranuar ankesën e ministrisë së Hekuran Muratit për të kontestuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit që kishte vërtetuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil se emërimi i Kryeinspektorit të Punës ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktvendimin e Gjykatës Supreme thuhet se kërkesa e Ministrisë së Financave është e pas afatshme.

“Hedhet e pas afatshme kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshme të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga paditësi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelti – Departamentit për Çështje Administrative, AA nr. 354\2023, të datës 08.07.2024”, thuhet në aktvendimin e Supremes, i cili është nxjerr më 26 shtator.

Paraprakisht, gazeta Nacionale kishte publikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, i cili kishte rrëzuar ankesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me të cilën kontestonte vendimin e Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMShCK) për emërimin e Kryeinspektorit të Punës.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë kishte konfirmuar përfundimisht vendimin e KPMShCK-së se emërimi i Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës ka qenë i kundërligjshëm.

Në aktgjykimin e Apelit, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, refuzohej si e pa bazuar ankesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Aktgjykimi në fjalë tregon se mbetet në fuqi aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e vlerësonte si të drejtë vendimin e KPMShCK-së.

“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, A.nr.1892\2022, të datës 14.04.2023, është refuzuar si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës A.nr.50\2022”, është thënë në vendimin e Gjykatës se Apelit.

Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfervem nuk ishte pajtuar asnjëherë me vendimin e KPMShCK-së, i cili kishte konstatuar se emërimi i Hekuran Nikçit nuk ishte bërë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Vendimin në fjalë, ministria e Hekuran Muratit e kishte sfiduar edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Më 27 prill të vitit 2022, kjo gjykatë kishte vendosur që të hidhet poshtë si e pabazuar kërkesëpadia e Ministrisë së Financave, ku kërkohej të anulohet vendimi i Këshillit për pozitën e Kryeinspektorit të Punës.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesëpadi e paditësi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës A.nr.50-2022”, ishte thënë në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilin e kishte publikuar gazeta Nacionale.

Më 25 maj të vitit 2022, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës, kishte emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

Pas një Monitorimi të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte konstatuar se emërim është bërë në kundërshtim më ligjin në fuqi për Zyrtarët Publik.

Sipas vendimit të Këshillit, për këtë pozitë nuk ishte shpallur fare konkurs publik, i cili kërkohet me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Këshilli kishte konstatuar se pozita e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës hyn në kategorinë e pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuadër të shërbimit civil, dhe si e tillë i nënshtrohet regjimit juridik të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

JU REKOMANDOJMË

Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim

Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim
23/07/2026 - 10:56

Një hetim disa mujor i zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka çuar në goditjen e një skeme të dyshuar korruptive...

Më shumëDetails

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Rugova: Ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Rugova: Ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit
23/07/2026 - 10:52

Meteorologu, Mendim Rugova ka komentuar mbi paralajmërimin e Iinstitutit Hidrometerologjik të Kosovës për stuhi të fuqishme gjatë ditës së djeshsme, e cila megjithatë nuk ndodhi. Rugova tha se...

Më shumëDetails

Dy gra rrahin një burrë në Istog

Dy gra rrahin një burrë në Istog
23/07/2026 - 10:49

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik në Istog, ku të dyshuara janë dy gra. Rasti ka ndodhur më 22 korrik, rreth orës 21:35, kur...

Më shumëDetails

Misioni i SHBA-së në NATO: Aleatët po investojnë në Aleancë, kjo arritje historike po e rikthen barazinë

Misioni i SHBA-së në NATO: Aleatët po investojnë në Aleancë, kjo arritje historike po e rikthen barazinë
23/07/2026 - 10:35

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO shkroi për një “rritje historike” të investimeve të aleatëve në aleancën ushtarake. “Investimet e aleatëve të NATO-s u rritën...

Më shumëDetails

Operacioni i AKI-së, goditet rrjeti i rekrutimit të punëtorëve me skuter nga Turqia

Operacioni i AKI-së, goditet rrjeti i rekrutimit të punëtorëve me skuter nga Turqia
23/07/2026 - 10:19

Dervish Kelleci, një shtetas turk, pronar i një biznesi të regjistruar në Kosovë, u arrestua të mërkurën në një operacion të përbashkët policor mes Policisë, Prokurorisë dhe Agjencisë...

Më shumëDetails

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e kanosjes ndaj Hysni Gucatit

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e kanosjes ndaj Hysni Gucatit
23/07/2026 - 10:13

Gjykata Themelore në Drenas pritet të shpallë sot, duke filluar nga ora 11:30, aktgjykimin në rastin e kanosjes ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku sërish në qendër të kritikave, publikohen pamjet e eskortës së tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë