Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK nënshkruan kontratë mbi 33 mijë euro me kompaninë që e kishte dërguar në Gjykatë për mashtrim

26/02/2025 - 15:33
në Kryesore, Lajme
A A
KEK nënshkruan kontratë mbi 33 mijë euro me kompaninë që e kishte dërguar në Gjykatë për mashtrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK, i ka dhënë tender kompanisë të cilën e kishte dërguar para Gjykatës për mashtrim. “Univers-M’ me pronar Tefik Hargaja, ka nënshkruar kontratë prej 33 mijë euro me KEK-un. Tenderi i dhënë ka të bëj me furnizim me lidhëse elastike.

Me 20.02.2025, KEK, njoftoj në e-prokurim se ka nënshkruar kontratën për ‘Furnizim me lidhëse elastike’.

Ky tender iu besua kompanisë “Univers-M’ dhe ka vlerën prej 33 mijë euro.

Sipas dosjes se tenderit kjo kompani është përgjegjëse për: Furnizim me xhunta elastike Ø710 ( komplet kah elektromotori dhe reduktori … 4 cope; – Furnizim me xhunta elastike Ø500 (komplet kah elektromotori dhe reduktori) ; diametri i brendshëm ds= Ǿ100mm cope 2 dhe ds=Ǿ110mm cope 2… 4 cope.

Kompania që fitoi këtë tender ishte dërguar në Gjykatë nën dyshimet se e ka mashtruar Korporatën Energjetike të Kosovës me një kontratë të lidhur në vitin 2018.

Çka tha Tefik Hargaja pasi u shpall fitues?

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Tefik Haragaja se ku qëndron procesi gjyqësor ndaj tij, i njëjti tha se ka përfunduar.

Ai mohoi akuzat për mashtrim.

“Asnjëherë nuk kam bërë asnjë mashtrim, për këtë arsye lënda është përfunduar me vendim të vitit 2024″, tha Tefik Haragaja për Insajderin.

Insajderi ka kërkuar sqarime tek zyra për Informim në KEK, se si ka ndodhur që të rekomandohet një kompani e cila akuzohet që e ka mashtruar korporatën, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Për çka doli para Gjykatës pronari i Univers-M?

Tefik Hargaja ishte para Gjykatës Themelore të Prishtinës, nën dyshimet se e ka mashtruar Korporatën Energjetike të Kosovës me një kontratë të lidhur në vitin 2018.

Të përfshirë në aktakuzë janë edhe zyrtarë të KEK-ut.

Aktakuza e ushtruar në nëntor të vitit 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngarkon zyrtarët e KEK-ut, Zeqir Gashin, Qazim Reqicën dhe Rexhep Gashin, se kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare në KEK- Obiliq, duke pranuar nga operatori ekonomik “Univers-M” katër reduktorë të 15KW nga pozicioni i 33, i të njëjtës kontratë, mall ndryshe me atë të kërkuar në kërkesë dhe të shkruar në fletëdërgesë dhe në fatura.

Ndërsa, Tefik Hargaja akuzohej se si person përgjegjës mashtron KEK-un si autoritet kontraktues, duke dorëzuar katër reduktorë të 15-të të pozicionit 33 me çmim prej 2 mijë e 600 euro për copë, ndërsa i kishte faturuar si në kërkesën e Autoritetit Kontraktues- KEK, me fletëdërgesë me çmim prej 16 mijë euro për copë ashtu siç ishte në pozicionin nr.11 të kontratës, duke i shkaktuar dëm buxhetit të KEK-ut në vlerë prej 53 mijë euro.

Ish-zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Zeqir Gashi, Qazim Reqica, Rexhep Gashi, Agron Hajrizi dhe Nazmi Musliu, janë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim (së bashku), për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa, i akuzuari Tefik Hargaja u lirua nga akuza për mashtrim.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata e Lartë rrëzon Behgjet Pacollin: Aeroporti i Vlorës mbetet nën administrimin e Valon Ademit

Gjykata e Lartë rrëzon Behgjet Pacollin: Aeroporti i Vlorës mbetet nën administrimin e Valon Ademit
23/07/2026 - 19:25

Gjykata e Lartë i dha sot, më 23 korrik 2026, goditjen përfundimtare përpjekjes gjyqësore të shoqërisë “MABCO Constructions” S.A., të Behgjet Pacollit, për të pezulluar emërimin e z....

Më shumëDetails

Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, Matoshi e VV-së provon presionin ndaj KGJK-së: S’ka shqiptar që ia bon argatin Vuçiqit

“Të dhemb pak po shnosh”: Adriana Matoshi komenton përsëri situatën në Big Brother
23/07/2026 - 18:31

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Adriana Matoshi, është deklaruar kundër kthimin të gjyqtarëve serbë, të cilin kanë dhënë dorëheqje vite me parë. Ajo ka provuar të bëj presion...

Më shumëDetails

Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë
23/07/2026 - 18:22

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Bajqinovci anëtarëve të KGJK-së: Nëse nesër lejoni rikthimin e gjyqtarëve serbë, jeni nën presion të Vuçiqit

Bajqinovci anëtarëve të KGJK-së: Nëse nesër lejoni rikthimin e gjyqtarëve serbë, jeni nën presion të Vuçiqit
23/07/2026 - 17:50

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës s’duhet që të lejojnë kthimin e gjyqtarëve serbë që kanë dhënë dorëheqje...

Më shumëDetails

“Ishte njeri i respektuar”, Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
23/07/2026 - 17:37

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të Shpend Hasanramajt, i cili dyshohet se u vra aksidentalisht nga djali i tij në Bjeshkët e...

Më shumëDetails

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
23/07/2026 - 17:30

Marrëveshja historike bërthamore e shpallur midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite varet nga bashkimi i Riadit me Marrëveshjet e Abrahamit, me fjalë të tjera nga njohja e shtetit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Vushtrri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksidenti me fatalitet në Studime: Ndalohet shoferi i veturës pasi ishte i dehur dhe po voziste në shiritin e kundërt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë