Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK-u nuk ndalet, i jep sërish tender me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis” të Isa Muharremit

02/07/2026 - 12:47
në Kryesore, Lajme
A A
KEK-u nuk ndalet, i jep sërish tender me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis” të Isa Muharremit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka rekomanduar për kontratë kompaninë e derivateve “EX-Fis” Sh.P.K. në tenderin me titull “Furnizim me mazut”, me vlerë prej 158 mijë euro.

Kompania “Ex Fis”, e njohur në publik edhe si donatore e Lëvizjes Vetëvendosje në kohën kur kjo parti ishte në opozitë, vazhdon të jetë përfituese e kontratave publike, veçanërisht nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila ndër vite i ka dhënë një numër të konsiderueshëm tenderësh për furnizim me derivate.

Sipas njoftimit të publikuar sot, më 2 korrik 2026, KEK e ka rekomanduar kompaninë “EX-Fis” për kontratën në vlerë prej 158 mijë eurosh, e cila është zhvilluar përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, shkruan Insajderi.

Lexoni edhe: 

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

“EX-Fis” do bëjë furnizimin me mazut për KEK.

Ndërkaq, në dosjen e tenderit thuhet se sasia e kërkuar është 250 (dyqind e pesëdhjetë) ton.

“Afati i furnizimit: suksesivisht në kohëzgjatje prej max. 15 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Plani dinamik i liferimit duhet të jetë: minimum 200 tona te liferohen brenda 4 dite pas nënshkrimit te kontratës, ndërsa pjesa tjetër prej 50 ton, liferohet brenda 10 dite pas lëshimit te fletëporosisë nga Autoriteti Kontraktues“, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që KEK lidh kontrata të këtij lloji me “Ex Fis”.

Vetëm gjatë muajve të fundit, korporata i ka dhënë kompanisë disa kontrata për furnizim me mazut përmes procedurës së negociuar.

Gazeta Insajderi ka raportuar me 19 shkurt, se njëra nga këto kontrata njëburimore për furnizim me mazut arrinte vlerën prej 260 mijë eurosh.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën elektronike të prokurimit publik pesë kontrata të kësaj kompanie me KEK-un rezultojnë ende në realizim, ndërsa disa të tjera tashmë janë përfunduar.

Në mesin e tyre figuron edhe një kontratë me vlerë rreth 2 milionë euro, një tjetër me vlerë rreth 700 mijë euro, si dhe një kontratë tjetër prej rreth 500 mijë eurosh.

Tenderi me vlerën më të lartë që aktualisht është në realizim lidhet me furnizimin me vaj për ngrohje – mazut, me vlerë afro 700 mijë euro.

Përveç KEK-ut, kontrata me “Ex Fis” ka lidhur edhe Ministria e Infrastrukturës, e cila në vitin 2023 i kishte dhënë kompanisë një tender për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale në vlerë rreth 100 mijë euro.

Sipas të dhënave të prokurimit publik, që nga viti 2022, kompania “Ex Fis” ka përfituar mbi 6 milionë euro kontrata nga institucionet shtetërore gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë, kompania është rikthyer në qendër të vëmendjes edhe për një çështje tjetër.

Së fundmi, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) i ka miratuar “EXFIS” të drejtën për të ofruar shërbime të furnizimit me kerozinë për aeroplanët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për periudhën 1 janar 2026 – 31 dhjetor 2032.

Sipas dokumenteve të publikuara, lista e shërbimeve të miratuara për kompaninë përfshin organizimin dhe ekzekutimin e operimeve për mbushjen dhe zbrazjen e derivateve, deponimin e tyre, si dhe kontrollin e cilësisë dhe sasisë së karburanteve.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë muajit qershor, ka autorizuar Policinë e Kosovës të zhvillojë hetime për kontratën e lidhur ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil dhe kompanisë “EXFIS”, pas dyshimeve për favorizim.

Për çështjen e kontratës me Autoritetin e Aviacionit Civil kishte reaguar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, i cili kishte deklaruar se çdo zyrtar që dëshmohet se ka keqpërdorur detyrën do të përballet me drejtësinë.

“O vëlla e motër me pasë, kur kapet duke keqpërdorur, vendin e ka në burg. Ky është zotimi im dhe do të mundohem të punoj me zell”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ex Fis donator i Vetëvendosjes

Kompania e derivateve Ex Fis, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Po ashtu, të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën 2020-2023 dhe 2024, tregojnë se partia është furnizuar nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj.

Kush është EX FIS?

Kompania EX FIS Sh.P.K. që merret me shitjen e derivateve të naftës me shumicë dhe pakicë është e themeluar në vitin 2005, ku 100% të aksioneve i zotëron biznesmeni Isa Muharremi.

Tags: Ex FisIsa Muharremi

JU REKOMANDOJMË

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit
24/08/2026 - 09:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës, ku një grua e re humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda shtëpisë së saj....

Më shumëDetails

Murati: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, hakmarrje për lirinë e Kosovës

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
24/08/2026 - 09:43

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

QKUK jep detaje për viktimën dhe të plagosurin në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare humbi jetën, burri 26-vjeçar në gjendje të rëndë

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
24/08/2026 - 09:31

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për dy personat që u dërguan për trajtim pas plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sipas...

Më shumëDetails

Me këtë çmim pritet të shitet nafta sot

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
24/08/2026 - 09:15

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), litri...

Më shumëDetails

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë
24/08/2026 - 09:08

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur sot para Qeverisë së Kosovës, teksa po vazhdon aksioni i tyre duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Ai ka...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut sot mbajnë mbledhje urgjente

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
24/08/2026 - 08:51

Rastet e fundit të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë nxitur reagimin e sindialistëve. Në këtë situatë, Sindikata e Re e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia nxjerr Pamjet: Pse u arrestua Elvis Kosova në Palasë?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë