“International Crisis Group” (ICG), që për mision ka parandalimin e konflikteve në botë, ka dal me një draft-raport sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Kosovë.
ICG-ja në këtë raport ka treguar disa të gjetura për sulmin në Banjskë, ku është përmendur në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.
Në raportin e ICG-së është përmendur se KFOR-i ka negociuar për tërheqjen e e paramilitarëve serbë nga Banjska.
“Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”, thuhet në këtë raport.
E lidhur me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se ky raport nuk është risi për institucionet e shtetit të Kosovës.
Sipas tij qëllimi i institucioneve të sigurisë në vend nuk ka qenë vrasja e terroristëve që ndodheshin brenda Manastirit në Banjskë, por ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Raporti i fundit për rastin Banjska për ekspertët e sigurisë dhe institucionet e shtetit të Kosovës nuk është risi, për shkak se mënyra sesi ata kanë qenë të rrethuar ka qenë e pamundur që të dilet ashtu siç kanë dalë. Duke pasur parasysh që ata kanë qenë tërësisht të zbuluar, të gjithë ata brenda terrorit të Kosovës kanë mundur të ekzekutohen ose të vriten nga snajperët e Njësisë Speciale të Kosovës. Qëllimi i institucioneve të sigurisë në Kosovë, nuk ka qenë që të vriten njerëz por të dëbohen dhe mos të shkaktohet më e keqja brenda terrorit të Kosovës”, tha Islami.












