Epoka e Didier Deschamps te kombëtarja e Francës tashmë ka përfunduar.
Tekniku francez shumë shpejtë pritet të vendos për të ardhmen e tij.
Emri i Didier Deschamps po fillon të lakohet për një eksperiencë të mundshme në Arabinë Saudite.
Sipas raportimeve, trajneri i Francës ka lënë të kuptohet privatisht se ky destinacion është një opsion i besueshëm për të ardhmen e tij profesionale.
Megjithatë, burimet konfirmojnë se nuk ka ende asgjë konkrete, pasi tekniku francez nuk ka marrë ende asnjë vendim përfundimtar mbi hapat e tij të radhës.













