Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandanti i ri i KFOR-it: Optimizimi i misionit nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

14/10/2026 - 14:17
në Pa kategori
A A
Komandanti i ri i KFOR-it: Optimizimi i misionit nuk nënkupton tërheqje nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i ri i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka thënë se procesi i optimizimit të misionit nuk nënkupton tërheqje nga Kosova dhe as zvogëlim të përkushtimit për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, duke theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas marrjes së detyrës, Vergori ka thënë se misioni do të vazhdojë të zbatojë mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa do të përshtatë praninë dhe veprimtarinë e tij sipas vlerësimit të situatës së sigurisë në terren.

“Ky proces nuk nënkupton tërheqje nga misioni dhe në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon përkushtimin e KFOR-it për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe për të punuar në të mirë të tyre, gjithmonë dhe pa dallim, çdo ditë. Këtë do ta bëjmë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolin përkatës të secilit në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, tha ai.

Vergori ka theksuar se gjatë mandatit të tij KFOR-i do të veprojë me vendosmëri, disiplinë dhe paanshmëri, duke synuar ruajtjen e stabilitetit dhe krijimin e kushteve të sigurisë që mbështesin edhe përpjekjet diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Misioni ynë nuk ka ndryshuar, ashtu siç nuk ka ndryshuar as përkushtimi ynë ndaj komuniteteve në Kosovë. Ne mbetemi thellësisht të përkushtuar për përmbushjen e mandatit të KFOR-it, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

“Gjatë mandatit tim, do të qëndrojmë të palëkundur në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë. Do të veprojmë me vendosmëri dhe disiplinë, si dhe me paanshmëri të palëkundur, në të mirë të të gjitha komuniteteve. Gjithashtu, do të vazhdojmë të krijojmë kushtet e sigurisë që mbështesin përpjekjet diplomatike, përfshirë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Komandanti i ri i KFOR-it ka thënë se vlerësimi i vazhdueshëm i situatës në terren është thelbësor për përshtatjen e pranisë së misionit dhe rritjen e efektivitetit të tij.

“Në fakt, është thelbësore që të vazhdojmë ta vlerësojmë situatën në terren dhe ta përshtatim praninë tonë në përputhje me të, në mënyrë që të maksimizojmë ndikimin e misionit, duke e përqendruar më mirë veprimtarinë dhe duke forcuar angazhimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen”, tha ai.

Vergori ka theksuar se synimi kryesor i KFOR-it mbetet krijimi i kushteve për një të ardhme me paqe të qëndrueshme, demokraci dhe prosperitet për gjeneratat e reja.

“Synimi ynë kryesor është të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të luajë rolin e tij, në mënyrë që, së bashku dhe në mënyrë të bashkërenduar, të krijojmë kushtet e duhura për një të ardhme në të cilën gjeneratat e reja mund të përfitojnë plotësisht nga paqja e qëndrueshme, demokracia dhe prosperiteti”, tha ai.

Në të njëjtën konferencë, admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), ka thënë se fokusi i KFOR-it mbetet siguria dhe mbrojtja e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.

Ai ka shpjeguar se siguria në jetën e përditshme nënkupton mundësinë që qytetarët të lëvizin lirshëm, të shkojnë në punë e në shkollë, të vizitojnë familjet dhe të kenë qasje në objektet e kultit.

“Fokusi ynë mbetet i qartë: siguria dhe mbrojtja për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.Për njerëzit që jetojnë këtu, siguria ka një kuptim praktik. Ajo nënkupton mundësinë për të udhëtuar lirshëm drejt punës, për t’i dërguar fëmijët në shkollë, për të vizituar familjen dhe për të pasur qasje në objektet e kultit. KFOR-i ndihmon në krijimin e kushteve që mundësojnë këtë qasje të lirë. Përmirësimi i situatës së sigurisë ka krijuar mundësi për të optimizuar dislokimin e KFOR-it, në mënyrë që ai t’u përgjigjet kërkesave të mandatit tonë”, tha Wikoff.

Wikoff ka theksuar se patrullimet dhe komunikimi i rregullt me përfaqësuesit e komuniteteve lokale ndihmojnë KFOR-in të kuptojë shqetësimet e tyre për sigurinë.

Ai ka nënvizuar gjithashtu mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe nevojën që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive.

“Patrullimet dhe angazhimi i rregullt me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale na ndihmojnë t’i kuptojmë shqetësimet e tyre për sigurinë dhe të shpjegojmë mënyrën se si po i përmbushim përgjegjësitë tona. Siguria afatgjatë kërkon gjithashtu një proces politik. NATO-ja vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si kornizë për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

“Presim që të dyja palët të angazhohen plotësisht, në mënyrë konstruktive dhe me vullnet të mirë. KFOR-i ndihmon në forcimin e kushteve të sigurisë që mundësojnë përparimin e dialogut. Pritshmëritë e mia nga gjeneralmajor Vergori dhe ekipi i tij janë të qarta: të ruajnë gatishmërinë, të mbeten të angazhuar me të gjitha komunitetet dhe të vazhdojnë ta kryejnë misionin me profesionalizmin dhe paanshmërinë e paraardhësve të tyre”, tha Wikoff.

JU REKOMANDOJMË

Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij
14/10/2026 - 14:04

Blerim Isufaj ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale....

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT Familjarët e Gani Gecit të pranishëm para Pallatit të Drejtësisë, pas pak seanca

LAJMI I FUNDIT  Familjarët e Gani Gecit të pranishëm para Pallatit të Drejtësisë, pas pak seanca
14/10/2026 - 13:41

Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, janë parë para Pallatit të Drejtësisë. Sipas pamjeve të publikuara nga Indeks Online, para Gjykatës ku pritet të merret...

Më shumëDetails

Hudhër me limon, për t’i pastruar rrënjësisht enët e gjakut

Hudhër me limon, për t’i pastruar rrënjësisht enët e gjakut
14/10/2026 - 13:17

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund...

Më shumëDetails

Enca provokon me foton e fundit

“Shumë e mbyllur …”, Enca provokon ndjekësit
14/10/2026 - 13:03

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka shkaktuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale me postimin e fundit. Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet goxha joshëse. E veshur me fustan të...

Më shumëDetails

“Hiqe postimin, ose kena me u vra”: Ja çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Gani Gecit

“Hiqe postimin, ose kena me u vra”: Ja çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Gani Gecit
14/10/2026 - 12:37

Gani Geci, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ngarkohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për kanosje të gazetarit dhe drejtuesit të “Vox Kosova,” Lirim Mehmetaj. Në kërkesën e...

Më shumëDetails

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO
14/10/2026 - 12:27

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë