Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania që shet pajisjeve elektroshtëpiake fiton tender në KEK në vlerë 309,985 euro për riparim të vinçit hidraulik teleskopik (Dokument)

21/09/2023 - 13:49
në HULUMTIME
A A
Kompania që shet pajisjeve elektroshtëpiake fiton tender në KEK në vlerë 309,985 euro për riparim të vinçit hidraulik teleskopik (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës në muajin qershor kishte hapur më titull të njoftimit “Furnizim me pjese rezerve dhe riparimi i vinçit hidraulik teleskopik 90t”, raporton Veriu.info

Vlera e parashikuar e kontratë për furnizim me pjesë rezervë dhe riparimi i këtij vinçi hidraulik teleskopik ishte 390.000 euro. Pra, sipas parashikimit maksimum oferta duhet ta arrij këtë vlerë, përderisa operatorët ekonomik presupozohet që do të ofertojnë dhe konkurojnë mes vetë me çmim më të lirë.

Sipas dosjes së tenderit të siguruar nga Veriu.info, shihet se në këtë procedurë të prokurimit ka ofertuar vetëm operatori ekonomik ORTU Sh.P.K. nga Prishtina.

Por ajo që bie në sy është se operatori ekonomik ORTU Sh.P.K. ka arritur që me precizitet maksimal të nxjerrë vlerën më të lartë të kontratës përmes ofertës së tij, pasi që ka ofertuar me çmim prej 309,985, raporton Veriu.info

Pra, operatori ekonomik ka ofertuar vetëm me çmim 15 euro më të ulët se sa vlera e parashikuar është shpallur fitues i tenderit, perderisa nëse do të kishte edhe ndonjë ofertues tjetër zor se do të mund ta fitonte këtë tender.

Korporata Energjetike e Kosovës se kjo kontratë është nënshkruar dje (20 shtator 2023), përderisa afati i operatorit ekonomik për përmbushjen e kësaj kontrate është 90 ditë, raporton Veriu.info

Te specifikimet teknike të detyrueshmë në dosjen e tenderit përshkruhen gjashtëdhjetë (60) pjesët dhe sasia e tyre që duhet të bëjë furnizimin operatori ekonomik, si dhe kriteret teknike, ku tregohet se operatori ekonomik fitues duhet të:

  1. Të bëjë edhe montimin  e pjesëve në vinç si dhe testimin dhe lëshimin në punë  dhe të jetë i licencuar nga prodhuesi i vinçit;
  2. Vinçi duhet të testohet pa pesha dhe me pesha maksimale të lejuara;
  3. Duhet të kryhet atestimi i litarit;
  4. Duhet të kontrollohet softweri me PLC;
  5. Të ofrojë deklaratën nga prodhuesi se pjesët për furnizim janë pjesë origjinale.

Siç mund të shihet te kriteret teknik, kompania duhet të bëjë testimin e vinçit dhe litarit, si duhet të kryhet kontrollimi i softwerit.

Por nga hulumtimi i Veriu.info është gjetur se kompania ORTU Sh.P.K. në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve aktivitet primar e ka tregtinë me shumicë e pajisjeve elektroshtëpiake, por merret edhe me ndërtimin e objekteve banesore, transport të mallrave, tregti me mobile, etj., por nuk shkruan se është e specializuar për ateste dhe kontrolle te softwerëve. Nga 17 aktivitete të regjistrua në ARBK që ushtron ORTU Sh.P.K., 12 prej tyre kanë të bëjnë me tregti./Veriu.info

 

JU REKOMANDOJMË

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)
HULUMTIME

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

09/07/2025 - 18:57
Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)
HULUMTIME

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

07/07/2025 - 18:03
Këto janë institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)
HULUMTIME

Këto janë institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

04/07/2025 - 16:58
Mbyllet laboratori i “Euromed Group”, pronari Leart Jakupit jep sqarime
HULUMTIME

Mbyllet laboratori i “Euromed Group”, pronari Leart Jakupit jep sqarime

03/07/2025 - 20:50
Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”
HULUMTIME

Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

01/07/2025 - 11:39
Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)
HULUMTIME

Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

28/06/2025 - 15:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë