Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu

15/09/2026 - 17:11
në Lajme
A A
Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Parlamentin Europian ka nisur debati për varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiqit dhe glorifikimin e krimeve të luftës në Serbi, të cilin e hapi komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke thënë se ngjarjet e javës së kaluar i rikujtuan asaj se sa e vështirë është përballja me një nga kapitujt më të errët të historisë së afërt europiane dhe vuajtjet e mëdha të shkaktuara nga luftërat në ish-Jugosllavi.

“BE-ja është në solidaritet me të gjitha viktimat e krimeve të luftës, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Stabiliteti dhe përparimi në Ballkanin Perëndimor janë në interesin strategjik të Europës. Serbia ka një rol qendror dhe përgjegjësi në këtë drejtim”, tha Kos.

Ajo theksoi se Serbia, duke aplikuar për anëtarësim në BE, është zotuar të respektojë vlerat dhe parimet europiane. Ajo shtoi se Komisioni Europian ka bërë të qartë se glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit janë të papajtueshme me vlerat europiane dhe se për to nuk ka vend në BE.

Kos iu referua edhe vizitës së saj në Srebrenicë vitin e kaluar, duke thënë se është e pakuptueshme që dikush përgjegjës për krime të tilla të glorifikohet si hero, shkruan Danas.

“Pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiqit ishin jashtëzakonisht shqetësuese. Ato tregojnë dështimin për t’u përballur me të kaluarën dhe bien ndesh me vlerat që qëndrojnë në themel të integrimit europian. Veçanërisht shqetësuese ishte të shihje ministra, zyrtarë dhe përfaqësues të ushtrisë serbe, së bashku me liderë dhe politikanë të Republikës Srpska, duke marrë pjesë në varrim dhe duke nderuar një kriminel lufte. Komisioni Europian u bën thirrje autoriteteve serbe dhe të gjithë aktorëve në rajon që të kontribuojnë në pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Marta Kos.

Megjithatë, Kos theksoi se pamjet që u panë nuk përfaqësojnë shoqërinë serbe në tërësi.

“Shumë qytetarë nga Serbia dhe rajoni më kanë shkruar, duke e kundërshtuar glorifikimin e kriminelëve të luftës. Prandaj e di se Serbia është më shumë se kaq. Serbia janë qytetarët e saj, të rinjtë, sipërmarrësit, nëpunësit, artistët dhe gazetarët që duan që vendi i tyre të ecë përpara, që duan të jetojnë në një Serbi të lirë, demokratike dhe europiane. Ajo Serbi meriton të dëgjohet dhe meriton mbështetje dhe për të ka vend në Evropë”, deklaroi Kos.

Ajo tha se dinjiteti i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës nuk mund të negociohet dhe se Europa nuk do t’i kërkojë kurrë Serbisë të mohojë identitetin dhe historinë e saj, por do t’i kërkojë një përballje të sinqertë me të kaluarën.

“Komisioni do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të mbështetur rrugën europiane të Serbisë”, përfundoi Kos./REL/

JU REKOMANDOJMË

Situata e sigurisë, Ulutaş dhe Lorinc takohen në shtabin e KFOR-it

Situata e sigurisë, Ulutaş dhe Lorinc takohen në shtabin e KFOR-it
15/09/2026 - 17:04

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral-major Özkan Ulutaş, priti në seli gjeneral-lejtnantin Miroslav Lorinc, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovakisë. Takimi u zhvillua...

Më shumëDetails

Rrustemi: Tërheqja e Sejdiut ishte goditje për procesin, por jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje për Presidentin

Rrustemi i VV-së i reagon Tahirit: Kosova ka nevojë për front kundër Serbisë, e jo kundër kryeministrit
15/09/2026 - 16:59

Emri i të cilit u përmend si shpresa e fundit për zgjidhjen e çështjes së presidentit, Bekim Sejdiu, është tërhequr nga kandidatura për këtë post. Sejdiu tha se...

Më shumëDetails

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi
15/09/2026 - 16:38

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim Çollaku, kanë hyrë bashkë për vizitë te Thaçi para vendimit të nesërm. Të dy...

Më shumëDetails

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat
15/09/2026 - 16:32

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj për tubime të mundshme që mund të mbahen në Prishtinë dhe qendra të tjera urbane të Kosovës gjatë...

Më shumëDetails

Gruda: PDK nesër pret lirimin e katërshes së UÇK-së, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë deri në fund

Gruda: PDK nesër pret lirimin e katërshes së UÇK-së, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë deri në fund
15/09/2026 - 16:22

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se PDK nesër pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga të gjitha...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese
15/09/2026 - 16:05

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë