Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova në bllokadë politike: Institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

06/07/2025 - 10:28
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetët lirojnë Kuvendin, ua kërkon policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kriza politike në Kosovë ka mbërthyer vendin mes dy opsioneve, formimit të institucioneve të reja ose shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë situatë, partitë politike dhe analistët kanë qëndrime të kundërta për mënyrën e rrugëdaljes nga bllokada.

Në koalicionin LVV-Guxo-Alternativa insistojnë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, mirëpo thonë se nëse vazhdohet situata aktuale, edhe zgjedhjet mund të shihen si zgjidhje.

Dy partitë e tjera, PDK dhe LDK, thonë se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme nuk i konvenojnë vendit, mirëpo që janë të gatshme edhe për një gjë të tillë.

Ndërkohë, analistët politikë zgjedhjet e reja i konsiderojnë të pashmangshme, në bazë të krizës dhe polarizimit të tejskajshëm ndërmjet partive politike.

Kosova, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka formuar institucionet e reja. Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës assesi nuk po merren vesh për zgjedhjen e trupave të legjislativit që do t’i hapte rrugë pastaj formimit të qeverisë.

Kuvendi të shtunën dështoi për herë të 42-të në konstituimin e Kuvendit. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka nxjerrë vendim ku obligon deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo që nuk ka përmendur nëse pasojë e kësaj janë zgjedhjet e reja.

Kryetarja e Alternativës, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se nëse zgjidhen trupat e legjislativit si parakusht për daljen nga kriza, atëherë qeveria Kurti III, sipas saj, do të formohet pasi numrat për shumicë të thjeshtë ekzistojnë.

Mirëpo, ajo nuk tregon se cilët deputetë të tjerë do të votojnë pro, për dallim nga zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, e cila në gjashtë votime mori mbështetjen vetëm të 57 deputetëve.

Kusari-Lila: I kemi numrat për formim të qeverisë Kurti

“Në rrethanat aktuale unë besoj se është formimi i qeverisë Kurti III, nuk besoj se është shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, nëse vazhdon situata… Sa i përket ekzekutivit, numrat për qeverinë Kurti III janë dhe është e mundur formimi i një qeverie me mandat të ri. Mbetet të shihet, por duhet të tejkalohet kjo procedurë e konstituimit të Kuvendit, e cila u zgjat padrejtësisht ndaj qytetarëve dhe proceseve të tjera që po ngecin. Ne nuk mund t’i shtyjmë të votojnë përkundër që e kanë obligim të votojnë përfaqësuesit e opozitës së deri tanishme”, deklaron Kusari-Lila.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, se vendit nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja, megjithatë, ai shton se nëse nuk ka zhbllokim të krizës politike, PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

Shala: Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet, por PDK-ja është e gatshme

“Kosovës, ekonomisë dhe situatës politike dhe strategjike të Republikës së Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet. Por Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme në çfarëdo situate, si kurrë më parë, e mobilizuar dhe përgatitur”, thotë ai.

Kategorik kundër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme pas atyre të 9 shkurtit është nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri.

Ai deklaron se nuk ka votë për shpërndarje të legjislativit, pasi vendi, siç thotë Haziri, nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj.

Haziri: Kosova s’ka komoditet për të shkuar në zgjedhje

“Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura. Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje”, potencon Haziri.

Mirëpo, analisti politik, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, si pasojë e barrikadimit të partive politike, sidomos edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses.

Arifi: Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

“Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme për shkak të bllokadimit të palëve dhe sidomos të partisë së parë. Duhet potencuar se përgjegjësia më e madhe është vetëm e partisë së parë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë kushtetues e juridik. Ata duhet t’i japin zgjidhje, pasi nuk janë të aftë për t’i dhënë zgjidhje. Kur kryeministri në tentativë nuk është i aftë për të bërë një kryetar të Kuvendit, imagjino për gjëra të tjera komplekse. Mendoj se zgjedhjet nuk do të ndryshojnë shumë, por do të japin një frymëmarrje më të lehtë”, thotë ai.

Koalicioni i Lëvizjës Vetëvendosje, Lëvizjës Guxo dhe Alternativa, si të parët në zgjedhje, kanë të drejtën e propozimit të kryekuvendarit, mirëpo e propozuara e tyre, Albulena Haxhiu, në gjashtë raste në votim të hapur, nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post. Si pasojë e kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i kësaj partie, Avni Dehari, ka marrë vendim që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet në votim të fshehtë.

Një gjë e tillë nuk po pranohet nga partitë që deri tani ishin në opozitë, duke thënë se agjendën e seancës konstituive, ku parashihet votimi i hapur, e ka votuar kryesia e vjetër e Kuvendit dhe nuk ka të drejtë ta ndryshojë Dehari.

Të njëjtat nuk po votojnë për formimin e komisionit verifikues, pasi sipas tyre, ai është antikushtetues.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami e LDK-së: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Kryesore

Bajrami e LDK-së: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

06/07/2025 - 18:43
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Ekonomi

Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë

06/07/2025 - 18:15
Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e policit
Kryesore

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e policit

06/07/2025 - 16:33
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi: Nëse shkojmë n’zgjedhje në 2026, VV mund të arrijë veç 29.5%

06/07/2025 - 15:59
Uka: Deklarata e Kurtit është dritë e gjelbër për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së
Kryesore

Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvend, e ka origjinën në Serbi

06/07/2025 - 15:50
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
Kryesore

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

06/07/2025 - 15:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore

    “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • E mbylli nënën dhe motrën në shtëpi për të pirë kafe rehat me bashkëshorten – Arrestohet i riu

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë