Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova U19 në aksion, Bunjaku vëzhgon futbollistët para betejës në Skoci

04/08/2026 - 19:11
në Sport
A A
Kosova U19 në aksion, Bunjaku vëzhgon futbollistët para betejës në Skoci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kosovës U19 ka nisur grumbullimin e radhës treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Ky kamp shërben si një mundësi për seleksionim dhe vlerësim të futbollistëve para sfidave të nëntorit në Gllasgou të Skocisë, ku Kosova do të garojë në Grupin A2 përballë Belgjikës, Skocisë dhe Kazakistanit më 11, 14 dhe 17 nëntor.

Përzgjedhësi i U19-shit, Albert Bunjaku, ka bërë të ditur se fokusi kryesor i këtij grumbullimi është vëzhgimi i lojtarëve nga liga vendore, por pa përjashtuar edhe futbollistët që aktivizohen jashtë vendit.

“Është një grumbullim seleksionues me lojtarë vendorë. Kemi pasur pesë lojtarë vendorë në formacionin startues në kualifikimet në Turqi, prandaj duam t’u japim mundësi edhe të tjerëve. Kualiteti është i lartë dhe po kërkojmë profile që mund të na ndihmojnë në kualifikimet e vështira që na presin në Skoci”, ka thënë Bunjaku.

Atmosfera në kamp është pozitive edhe te futbollistët. Unejs Mustafa, i cili për herë të parë është grumbulluar me gjeneratën U19, është shprehur i kënaqur me ambientin në ekip, shkruan FFK.

“Grupi po duket shumë i mirë, atmosfera është pozitive dhe jemi ambientuar shpejt me ekipin dhe stafin. Do të japim maksimumin që të jemi pjesë e grupit përfundimtar për ndeshjet e nëntorit”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Bleron Mustafa është rikthyer në Kombëtare pas një pauze prej një viti e gjysmë për shkak të lëndimit.

“Është një ndjenjë shumë e mirë që jam rikthyer te Kombëtarja. Jam krenar për këtë mundësi dhe synimi i çdo lojtari është që një ditë të arrijë te Kombëtarja A”, ka thënë Mustafa.

Kosova U19 do të vazhdojë përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali, ku Bunjaku së bashku me stafin e tij, Besim Ademin, Anel Rashkajn dhe Labinot Qosën, do të vlerësojnë paraqitjet e futbollistëve të grumbulluar.

JU REKOMANDOJMË

Ronaldo dhe Georgina habitin me dasmën intime, ja pse zgjodhën shtëpinë

Cristiano Ronaldo po martohet? Dasma pritet të mbahet në ishullin e tij të lindjes
17/08/2026 - 14:03

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën ta bëjnë martesën e tyre ndryshe nga sa mund të pritej për një çift kaq të famshëm. Në vend të një ceremonie...

Më shumëDetails

Vicario drejt Juventusit, Di Gregorio pritet të largohet në huazim

Vicario drejt Juventusit, Di Gregorio pritet të largohet në huazim
17/08/2026 - 13:34

Guglielmo Vicario pritet të mbërrijë sot në Torino për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të hedhur firmën me Juventusin. Portieri italian do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”...

Më shumëDetails

Mourinho e udhëheq Realin me syrin e nxirë, vjen shpjegimi i incidentit

Mourinho e udhëheq Realin me syrin e nxirë, vjen shpjegimi i incidentit
17/08/2026 - 13:32

Ndeshja miqësore kundër Schalke 04 nuk ishte thjesht një ndeshje përgatitore për Real Madridin. Ishte takimi i fundit para fillimit të sezonit, por mbi të gjitha edhe rasti...

Më shumëDetails

Fund me shije të keqe: Benzema mund të largohet nga Arabia Saudite

Fund me shije të keqe: Benzema mund të largohet nga Arabia Saudite
17/08/2026 - 13:32

E ardhmja e Karim Benzemas te Al-Hilal është rikthyer në diskutim. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, sulmuesi francez mund të shkëputet nga kontrata me klubin saudit...

Më shumëDetails

Tronditet PSG-ja, pëson humbje nga Lensi në finalen e Superkupës së Francës

Tronditet PSG-ja, pëson humbje nga Lensi në finalen e Superkupës së Francës
16/08/2026 - 23:49

Skuadra e Lensit ka fituar Superkupën e Francës. Lensi e ka mposhtur minimalisht 1:0 kampionin e Europës, Paris Saint-Germain. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florian...

Më shumëDetails

Fundi i epokës CR7, Ronaldo: Me shumë gjasë, ky është viti im i fundit në futboll

Fundi i epokës CR7, Ronaldo: Me shumë gjasë, ky është viti im i fundit në futboll
16/08/2026 - 18:32

Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të bujshme për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se fundi i karrierës së tij si futbollist mund të jetë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë