Kryeministri Kurti ka mirëpritur raportin e fundit të Sigurisë 2026 duke e cilësuar sigurinë si shumë të rëndësishme për një shoqëri që përparon.
Në një postim në rrjetet sociale ai ka treguar se ky raport është mostër e sigurisë kur njerëzit ecin gjatë natës vetëm.
“Lajm i mirë për Kosovën! Siguria është gurthemeli i një shoqërie që përparon. Ajo forcon besimin publik, përmirëson cilësinë e jetës dhe krijon një mjedis në të cilin individët, komunitetet dhe bizneset mund të lulëzojnë”.
Sipas Raportit Global të Sigurisë 2026 të Gallup, në vendin e parë renditet Islanda me 93 pikë, pasuar nga Zvicra, Lituania e Norvegjia me nga 91 pikë. Kosova renditet e pesta me 90 pikë.














