Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20/11/2026 - 11:33
në Lajme
A A
“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migrimin, duke thënë se, sipas bindjes së tij, dy prej shkaqeve kryesore që po i shtyjnë qytetarët të largohen nga vendi janë cilësia e arsimit dhe problemet në sistemin e drejtësisë.

Gjatë diskutimit, Kurti ka thënë se qytetarët në Kosovë jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave, duke kritikuar gjendjen në pushtetin lokal, veçanërisht në zonat rurale dhe cilësinë e arsimit.

Ai ka përmendur edhe investimet në Brezovicë, për të cilat ka thënë se deri para dy-tri vjetësh kanë qenë të pamundura për shkak të kontrollit që, sipas tij, e kishte Beogradi përmes aneksit.

“Është e vërtetë që kemi humbur shumë kohë që s’kemi investuar në Brezovicë. Por duhet ta keni parasysh, deri para dy-tri vjetëve realisht ka qenë e pamundur, sepse aneksi i Beogradit e ka kontrolluar Brezovicën. Ju e dini që pak problem kur ke në Kosovë përfundon në gjykatë, e kur përfundon në gjykatë nja pesë vjet i ke të garantuar me bllokim. Prandaj është dashur një herë me e marrë kontrollin, me e bërë fiskalizimin dhe me e caktuar një bord funksional të ri. Prandaj vetëm tash janë kushtet e vërteta për investuar në Brezovicë. Për besë po të investoje në Brezovicë para 10 vjetëve, është dashur me u bërë marrëveshje edhe me Beogradin për investime. Tash nuk e kemi këtë problem. Natyrisht që do të kemi probleme të tjera, po parakushti është i rregulluar”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për investimet e huaja direkte, duke thënë se ato janë dyfishuar, por se sfida kryesore mbetet struktura e tyre, pasi, sipas tij, pjesa më e madhe vazhdon të përqendrohet në patundshmëri.

“Investimet e huaja direkte në Kosovë janë dyfishuar. Unë, të dashur qytetarë e të nderuar deputetë, nuk e shoh fare problemin te vëllimi i investimeve. Ne kemi më shumë problem strukturën e investimeve. Edhe më tutje është në patundshmëri, edhe më tutje është në banesa, edhe më tutje është në tokë. Po në tokë që jo do e mos punohet, e në banesa që jo do e mos jetohet. Po ky është një problem shoqëror përveçse ekonomik e financiar, që ndoshta e diskutojmë një herë tjetër se është më i thellë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se gjatë gjashtë vjetëve të qeverisjes së tij ka krijuar bindjen se janë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në migrimin e qytetarëve, duke veçuar gjendjen në komuna dhe cilësinë e arsimit.

“Por bindjen time gjatë këtyre gjashtë vjet qeverisje, janë dy shkaqe kryesore të migrimit të njerëzve në kohët e fundit. Nuk po flas për ato migrimet kur ka qenë okupimi i egër i Serbisë, apartheidi, persekutimi politik, mandej varfëria ekonomike e kështu me radhë. Edhe më tutje do ta kemi rrezik migrimin nga këta të njëjtit dy faktorë, për të cilët do të flas shkurtimisht tani”, ka deklaruar kryeministri.

Si faktor të parë, ai ka përmendur gjendjen në komunat e Kosovës, duke thënë se kushtet e jetesës në shumë prej tyre, sidomos në zonat rurale, po ndikojnë që qytetarët të shpërngulen drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit.

“E para është gjendja në komunat tona. Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës. Shumica e komunave të Kosovës i kanë kushtet e jetesës të tilla, sidomos në zonat rurale dhe sidomos për shkak të cilësisë së arsimit, që ata ose migrojnë brenda në Fushë Kosovë e në Prishtinë, ose në Gjermani e në Zvicër. Besoni, një ndër shkaqet kryesore të migrimit, qoftë të brendshëm, qoftë jashtë, është arsimi”, ka thënë Kurti.

Ai ka vlerësuar se përmirësimi i arsimit është një prej sfidave më të mëdha për institucionet, pasi rezultatet e investimeve në këtë sektor nuk mund të shihen menjëherë, por kërkojnë kohë dhe stabilitet.

“Edhe unë jam shumë optimist që do të mund t’i rregullojmë edhe industrinë, edhe mbrojtjen, edhe sigurinë, edhe investimet, kulturë, sport. Sfidë e madhe do të mbetet arsimi, sepse në arsim duhet me mbjellë sivjet edhe dy vite të mëvonshme për me mundur me korrur mbas nja 10-15 vjetëve. Është shumë e ngadalshme ajo. Do stabilitet të madh dhe ka sfida që i ka dhe bota, nuk janë vetëm sfidat tona. Çfarë shkolle në shekullin XXI është pyetje legjitime edhe në ekonomitë më të zhvilluara, lere më te ne”, ka deklaruar ai.

Kurti ka kritikuar edhe mënyrën se si është organizuar arsimi në nivelin lokal, duke thënë se do të preferonte që ky sektor të ishte më i centralizuar.

Ai ka përmendur edhe decentralizimin e arsimit në kuadër të propozimit të Ahtisaarit, për shkak të komunave me shumicë serbe, ndërsa ka kërkuar që drejtorëve komunalë të arsimit t’u kushtohet më shumë rëndësi.

“Edhe faktori i dytë për bindjen time përveç arsimit, përkatësisht cilësisë, përkatësisht mungesës së cilësisë, e ne e dimë që arsimi u takon komunave. Unë kisha qenë më shumë që arsimi të jetë më i centralizuar, po jua them shumë hapur. Po prej propozimit të Ahtisaarit, për shkak të 10 komunave me shumicë serbe, arsimi është decentralizuar. Dhe vetëm shikoni sa është cilësia e kuadrove tona që janë drejtorë komunalë të arsimit nëpër 38 komunat e Kosovës. Pa e bërë drejtorin komunal të arsimit njeri shumë më të rëndësishëm që cilido prej neve dhe me dashur me shkuar me punuar aty, se është sfidë e madhe, nuk rregullohet arsimi”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se problemet në arsim janë më të theksuara në zonat rurale, ndërsa ka vlerësuar se cilësia ndryshon edhe ndërmjet qendrave të ndryshme të Kosovës.

“Sidomos në zonat rurale. Në këto kryeqendrat kryesore është mirë, po mandej është e stratifikuar. Në kryeqytet është më mirë se në qendra të tjera”, ka thënë ai.

Gjatë fjalimit, Kurti ka kërkuar edhe disa minuta për ta përmbyllur diskutimin, duke thënë se, përveç arsimit, sfida e dytë e madhe e Kosovës është drejtësia.

“Edhe e dyta përveç arsimit, sfidë e madhe që ka shteti jonë është drejtësia. Kemi shumë qytetarë të vendit tonë që kur kanë shkuar në Pallat të Drejtësisë e kanë dalë prej atje, ose nëpër gjykatat themelore, nëpër prokurori, kur janë ankuar, kanë dalë më të pakënaqur sesa kanë hyrë”, ka deklaruar kryeministri.

Sipas tij, pakënaqësitë me sistemin e drejtësisë, padrejtësitë dhe zvarritja e proceseve gjyqësore mund të ndikojnë që qytetarët të vendosin të largohen nga Kosova bashkë me familjet e tyre.

“Edhe ju e dini qysh janë populli jonë, shpërngulet. Një problem me fqinjin, një problem me vendin e punës, një padrejtësi diku, një stërzgjatje në proces gjyqësor, shkon me krejt familjen. Neve na duhet me e rregulluar drejtësinë dhe arsimin. Me thënë të drejtën, unë jam optimist për krejt të tjerat. Optimist i përmbajtur jam për këto të dyja. Edhe kjo është sfida jonë e madhe në vitet në vijim”, shtoi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Miratimi i masave emergjente me energji, Bajrami: Nga sot reduktimet e rrymës lejohen edhe me vendim te Kuvendit

Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
20/11/2026 - 10:36

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit të Kosovës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë. Ajo ka bërë me...

Më shumëDetails

Peci: Projekti i radhës është pajisja e objekteve kolektive me ashensorë

Peci: Projekti i radhës është pajisja e objekteve kolektive me ashensorë
20/11/2026 - 09:29

Qytetarët e Mitrovicës që banojnë në objekte banesore e nuk kanë ashensorë, pritet që së shpejti ta kenë lëvizjen më të lehtë në to. Kjo pasi që kryetari...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Sot varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

E dhimbshme: Sot varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
20/11/2026 - 09:11

Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morinës dhe Berhan Zekës, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit. Ceremonitë mortore do të...

Më shumëDetails

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, kufizimi i lejeve prek edhe Kosovën, Maqedoninë…

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, kufizimi i lejeve prek edhe Kosovën, Maqedoninë…
20/11/2026 - 08:51

Gjermania planifikon të përgjysmojë kuotën vjetore për pranimin e punëtorëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Nga 50.000 sa është aktualisht, numri i lejeve të...

Më shumëDetails

17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur këtë vit

17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur këtë vit
20/11/2026 - 08:18

Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut Nexhat Llumnica, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 kanë vdekur 17 punëtorë të kësaj korporate. Llumnica ka thënë se...

Më shumëDetails

Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
20/11/2026 - 08:05

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, pas një debati të gjatë mes pozitës dhe opozitës, i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Njësia amerikane US Marshals zbarkoi në aeroportin e Prishtinës për ekstradimin e nipit të Haxhi Avdylit – Ja për çfarë krime kibernetike dyshohet ai!

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të Popullit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë