Organizata e cila është bashkëthemluar nga Ilir Dalipi, burri i Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe ajo Glauk Haxhiajt, djalit të gazetarit të afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Haxhiaj, janë në listën e përfituesve nga thirrja publike për projekt-propozimet në fushën e artit dhe kulturës e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Bëhet fjalë për “Defy Them Community”, bashkëthemelues i së cilës është burrit i Fitore Pacollit, dhe për “Iniciativa për zgjidhje Inovative”, që drejtohet nga djali i gazetarit Haxhiaj.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Ministria që udhëhiqet nga Saranda Bugojevci, “Defy Them Community” ka përfituar 8 mijë euro,

Ndërsa, “Iniciativa për zgjidhje Inovative” 5 mijë euro.

Në korrik të vitit të kaluar, VOX Kosova kishte raportuar se organizata që është bashkëthemeluar nga burri i Fitore Pacollit kishte marrë mbi 52 mijë euro nga shteti.
Po ashtu, VOX-i kishte raportuar në shtator të 2025-së se si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sa udhëhiqej nga Hajrulla Çeku, ishte kthyer në njëfarë bankomati për çiftin Blerim Haxhiaj dhe Elmaze Nura.
Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës dhe regjisorja e profesoresha e Universitetit të Prishtinës kishin përfituar plot 230 mijë euro projekte që nga viti 2021.

Përveç çiftit Haxhiaj, përfitues nga thirrjet e Ministrisë së Kulturës ka qenë edhe djali i tyre, Me organizatën IZI, Glauku kishte përfituar para edhe vitin e kaluar. Plotë 11 mijë euro.
Blerim Haxhiaj si gazetar në RTK e kishte intervistuar Kryeministrin Albin Kurti vitin e kaluar. Ai kishte rënë në sy për pyetjet ledhatuese që ia kishte bërë Kurtit, gjë për të cilën që ishte kritikuar nga opinioni publik.


















