Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershorit – fillon me 28 maj

01/05/2026 - 15:14
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershorit – fillon me 28 maj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

KQZ ka vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj 2026 dhe duke përfunduar më 7 qershor 2026 në orën 06:59.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ:

Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.

KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.

Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.

Sa i përket votuesve dhe organizimit teknik:

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.

Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.

Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 maj deri më 18 maj 2026.

Po ashtu, KQZ ka paraparë afate për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, akreditimin e vëzhguesve dhe emërimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave të vendvotimeve gjatë muajit maj.

Dita e zgjedhjeve është caktuar më 7 qershor 2026, me orar votimi nga 07:00 deri 19:00.

JU REKOMANDOJMË

Shkroi në veturën kosovare ‘Kosova është Serbi’, dënohet një serb në Kroaci

Shkroi në veturën kosovare ‘Kosova është Serbi’, dënohet një serb në Kroaci
01/05/2026 - 16:12

Gjykata e Qarkut në Rjekë të Kroacisë, më 29 prill 2026, ka caktuar masën e paraburgimit për një shtetas 25-vjeçar të Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale...

Më shumëDetails

Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 200 milionët e presidentin, qytetarët do t’i nxjerrin përfundimet e tyre

01/05/2026 - 15:25

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një postim për rastin e 1 majit, ditës së punëtorëve, ka shfrytëzuar rastin të sulmojë partitë opozitare për...

Më shumëDetails

Luta akuzon Kurtin se i “dogji” dy figura të Gjilanit, Fatmir Spahiun dhe Feride Rushitin

Luta akuzon Kurtin se i “dogji” dy figura të Gjilanit, Fatmir Spahiun dhe Feride Rushitin
01/05/2026 - 14:10

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i dogji dy figura të Gjilanit Fatmir Spahiun dhe Feride Rushitin. Haziri deklaroi se...

Më shumëDetails

Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës
01/05/2026 - 13:05

Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor,...

Më shumëDetails

“Muaji s’po del me këtë pagë” – punëtorët e sektorit privat të zhgënjyer

“Muaji s’po del me këtë pagë” – punëtorët e sektorit privat të zhgënjyer
01/05/2026 - 13:02

Punëtorët e sektorit privat në Ditën e Punëtorëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, që po i marrin. Ata kanë kërkuar që paga minimale për ta...

Më shumëDetails

Presidenca: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO

Presidenca: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO
01/05/2026 - 12:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e një rezolute në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila mbështet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kompania e vellaut të ish shefit të Hysen Durmishit shpërblehet me kontratë milionëshe nga Komuna e Mitrovicës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    377 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 94

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë