Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ-ja emëron 414 anëtarë të Këshillave të Vendvotimit për përfaqësitë diplomatike në 19 shtete

26/01/2025 - 09:56
në Kryesore, Lajme
A A
Dorëhiqen katër anëtarë të KKZ-së në komunat veriore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar 414 persona që do të angazhohen drejtpërdrejt në procesin e votimit që do të zhvillohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës më 8 shkurt 2025, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Ky votim, që organizohet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Europë, por vendvotimet me stemën e Republikës së Kosovës dhe logon e KQZ-së do të hapen edhe në Amerikë, Kanada dhe Australi.

Ky lajm është bërë i ditur për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se në numrin e përgjithshëm të anëtarëve të emëruar përfshihen edhe 184 anëtarët rezervë.

Sipas KQZ-së, përbërja e Këshillave të Vendvotimit në përfaqësi diplomatike është një çështje e përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, pra që duhet të reflektojë subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, që iu kanë nënshtruar pragut zgjedhor, që janë certifikuar për të garuar në zgjedhje dhe një zyrtar nga përfaqësia diplomatike.

“Sipas vendimit të KQZ-së, Këshillat e Vendvotimeve në një qendër votimi në përfaqësi diplomatike do të përbëhen nga 5 anëtarë, 4 prej të cilëve përfaqësojnë subjektet politike parlamentare që i janë nënshtruar pragut zgjedhor dhe 1 tjetër është përfaqësues nga përfaqësia diplomatike. Pra, në përgjithësi, numri i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit që do të angazhohen në ditën e votimi më 8 shkurt, është 230 anëtarë, prej të cilëve 184 përfaqësojnë subjektet politike dhe 46 të tjerë përfaqësitë diplomatike. Ndërkaq, numri i anëtarëve rezervë është 184”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës do të organizohet votimi në përfaqësi diplomatike të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në ShBA, Kanada dhe Australinë e largët.

“Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë kryesisht të vendosura në shtete evropiane. Votimi do të organizohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ambasadën e Kosovës në Uashington, në konsullatën e Nju Jorukut dhe Iowas, në ambasadën dhe konsullatën e Kosovës në Kanada dhe në ambasadën e Kosovës në Australi. Pra, sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në gjithsej 46 vendvotime në kuadër të 17 ambasadave dhe 15 konsullatave të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës”, tha Elezi.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësitë diplomatike do të organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra në këtë rast më 8 shkurt 2025.

Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës prej 104,924, për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike janë regjistruar 20,399 shtetas të Kosovës, ndërkaq pjesa tjetër janë regjistruar për të votuar përmes postës.

Aktualisht është duke u zhvilluar periudha e votimit për rreth 85 mijë shtetas të Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës.

Përfaqësitë diplomatike në të clat do të organizohet procesi i votimit më 8 shkurt 2025 janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë; Iowa – konsullatë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); Turqi (Ankara – ambasadë; Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë); dhe Australi (Kanbera – ambasadë).

JU REKOMANDOJMË

Hysni Gucati pas raportit për Gjykatën Speciale: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
30/04/2026 - 18:54

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka prezantuar së fundmi raportin e Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells, i cili ngre...

Më shumëDetails

Cakolli: Përçarja e Kurtit me Osmanin do ketë impakt në rezultatin zgjedhor

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
30/04/2026 - 18:48

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” tha se në zgjedhjet e reja parlamentare pritet të ketë dalje më të...

Më shumëDetails

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
30/04/2026 - 18:18

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët...

Më shumëDetails

Rrahmani: Zgjedhjet e 7 qershorit, më të rëndësishmet që nga pavarësia

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
30/04/2026 - 18:09

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit si ndër më të rëndësishmet që nga shpallja e pavarësisë...

Më shumëDetails

Haxhiu publikon vendimin: Obligohet KQZ t’i organizoj zgjedhjet sipas ligjit në fuqi

Haxhiu publikon vendimin: Obligohet KQZ t’i organizoj zgjedhjet sipas ligjit në fuqi
30/04/2026 - 17:36

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar vendimin për të caktuar dhe për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës....

Më shumëDetails

Kërçeli: Vjosa Osmani pretendon se e mbrojti Albin Kurtin, ne pamë tjetër çka publikisht, madje na quajti “bixhozli”

Kërçeli: Vjosa Osmani pretendon se e mbrojti Albin Kurtin, ne pamë tjetër çka publikisht, madje na quajti “bixhozli”
30/04/2026 - 17:22

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka komentuar raportet mes kryeministrit Albin Kurti, dhe, ish-presidentes Vjosa Osmani, duke kujtuar një deklaratë të kësaj të fundit, e duke thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    367 Shpërndaje
    Shpërndaje 147 Tweet 92
  • Vlora Çitaku zbulon se çfarë i shkroi në WhatsApp Kurti Hamzës në orët e fundit të ditës së djeshme

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë