Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ-ja njofton qytetarët sesi mund ta gjejnë e ndërrojnë qendrën e votimit

06/12/2024 - 18:54
në Kryesore, Lajme
A A
Elezi sqaron ndryshimin e pozicionimit të kabinave të votimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta mësojnë qendrën e tyre të votimit duke vizituar platformën elektronike të KQZ-së, http://qv.kqz-ks.org.

Përveç informacionit se ku do të mund të votojnë më 9 shkurt 2025, përmes kësaj platforme qytetarët do të mund ta ndryshojnë përmes telefonit qendrën e votimit brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Në një konferencë për media, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës do të mund të bëhet deri më 26 dhjetor 2024 dhe atë përmes platformës elektronike ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse të votuesit.

“Deri më 26 dhjetor 2024, çdo qytetar me të drejtë vote nëse dëshiron që ta ndërrojë Qendrën e Votimit brenda komunës dhe ta caktojë atë sa më afër vendbanimit të tij, mund ta bëjë përmes platformës elektronike: http://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse të votuesit. Në platformën elektronike është e mjaftueshme që votuesi të shënojë numrin e tij të identifikimit dhe datëlindjen, dhe menjëherë do të shfaqen të dhënat për qendrën aktuale të votimit. Nëse votuesi dëshiron që ta ndërrojë qendrën e votimit brenda komunës, duke e caktuar atë sa më afër vendbanimit të tij, mund të paraqesë kërkesën e tij përmes kësaj platforme dhe pasi kërkesa do të shqyrtohet nga KQZ, brenda një kohe të shpejtë do të marrë përgjigje”, njoftoi Elezi.

Elezi ka paraqitur edhe të dhënat e fundit, sipas të cilave me mijëra qytetarë kanë shfrytëzuar platformën elektronike që të paraqesin online kërkesën e tyre për ndërrimin e qendrës së votimit.

“Nga fillimi i kësaj periudhe, 29 gusht dhe deri më tani, KQZ ka pranuar 2,475 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit, prej të cilat janë aprovuar 2,400, ndërsa janë refuzuar 75 të tjera. Pjesa më e madhe e aplikimeve për ndërrimin e Qendrës së Votimit kanë ardhur përmes platformës eletronike qv.kqz-ks.org, 1,975 sosh dhe 500 të tjera në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve”, tha Elezi.

I pyetur për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, Zëdhënësi i KQZ-së tregoi se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. “Deri më tani, gjatë këtyre 100 ditëve, pas aplikimit përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, janë aprovuar 25,253 kërkesa ndërsa 1,631 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

Më tej, sipas tij, pjesa më e madhe e shtetasve janë regjistruar për të votuar përmes postës, qoftë duke dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës apo brenda Kosovës.

“Nga 25,253 aplikime të aprovuara, 6,723 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike; 3,912 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 14,618 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Në fund, ai përsëriti inkurajimin e KQZ-së që të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë vendit dhe më vonë duke votuar./eo

JU REKOMANDOJMË

Labi e pret në Ferizaj ish-presidenten Osmani: Nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e lëshoni vendin por vetëm CALL ME

Labi e pret në Ferizaj ish-presidenten Osmani: Nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e lëshoni vendin por vetëm CALL ME
05/05/2026 - 14:16

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri e ka pritur sot në takim ish-presidenten, Vjosa Osmani. Labi ka treguar edhe një amanet interesant që ia la Osmani në takim. "Presidentja...

Më shumëDetails

Mes koalicionit të Ramës me PDK-në dhe rikthimit të Vjosa Osmanit: LDK mbledh kryesinë

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
05/05/2026 - 14:00

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka gjetur veten në një situatë të re. Mes koalicionit të Përparim Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës dhe rikthimit të paralajmëruar të...

Më shumëDetails

“Nga 12 m² të qelisë, Thaçi frymëzoi më shumë shqiptarë sesa liderët politikë në Kosovën e lirë”

“Të gjithë madje edhe mohuesit naivë, e dinë shumë mirë rolin historik që Hashim Thaçi ka pasur në dekadat e fundit”
05/05/2026 - 13:40

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi përgjatë pesë vjetëve të fundit ka frymëzuar shqiptarët nga 12 metra/katrorë të qelisë së tij. Behrami theksoi...

Më shumëDetails

Spitali i Gjakovës del me njoftim për vdekjen e 30 vjeçarit: Viktima u pranua pa shenja jete

Spitali i Gjakovës del me njoftim për vdekjen e 30 vjeçarit: Viktima u pranua pa shenja jete
05/05/2026 - 13:26

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka dalë me një njoftim rreth vrasjes së të riut, Rexhë Brahimaj. Përmes njoftimit zyrtar nw faqen e Facebook, spitali njofton...

Më shumëDetails

Pas raportimit nga piranjat/ Arrestohet 42 vjeçari, i dyshuar për ngacmim sek:sual

Pas raportimit nga piranjat/ Arrestohet 42 vjeçari, i dyshuar për ngacmim sek:sual
05/05/2026 - 13:12

Sot është arrestuar 42-vjeçari Fatmir Gashi nga Prishtina i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri mashkull 15-vjeçar, pas raportimit të rastit në emisionin investigativ Piranja. Sipas...

Më shumëDetails

PSD-ja kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

PSD-ja kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë
05/05/2026 - 13:07

Partia Socialdemokrate (PSD) ka nisur një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet nga qytetarët. Me mbledhjen e këtyre nënshkrimeve ata po kërkojnë pjesëmarrjen e këtij subjekti në zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë