Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se KQZ-ja ka kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor, pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Ai theksoi se organizimi i zgjedhjeve nuk është një proces i lehtë dhe kërkon përgatitje të mirëfilltë.
Sipas Radoniqit, KQZ vlerëson se data 7 qershor është më e përshtatshme.
“Kemi kërkuar që sa më shumë kohë me pas se na nevojitën përgatitje nuk është proces i lehtë. Gjykata Kushtetuese i ka caktuar dy data 31 maj ose 7 qershor për mendim tonin është kjo e dyta”, ka deklaruar Radoniqi.














