Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë që vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje, raporton GazetaBlic.
“PDK tashmë e ka nominuar kanidatin e vet për kryeministër, Hamzën, që është më i duhuri për ti zgjidh problemet. Për të arritur këtu, një gjë është e domosdoshme, zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse situata e jashtëkonshme kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Krasniqi.
“Kurtit ia shpreha këtë qëndrim. Ne jemi të gatshëm për dakordësim me të gjitha partitë për datë për zgjedhje. Të shpërndajmë Kuvendin përmes një mocioni. Unë kam punuar për këtë çështje. Zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, por nevojë e vendit. Këto ishin thelbi i diskutimit që patëm sot”, tha ai”, shtoi ai












