Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i Mitrovicës së Veriut paralajmëron padi ndaj Trepçës për rrënimin e disa garazheve: S’është pronare

22/04/2026 - 17:09
në Lajme
A A
Kryetari i Mitrovicës së Veriut paralajmëron padi ndaj Trepçës për rrënimin e disa garazheve: S’është pronare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka paralajmëruar padi kundër Trepçës dhe ankesë ndaj Policisë së Kosovës pas rrënimit të disa objekteve në një parcelë në këtë komunë.

Trepça më herët tha se pas skadimit të afatit të dhënë dhe mosrespektimit të njoftimit të datës 13 shkurt të këtij viti, ka ndërmarrë aksionin për rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore në parcelën nr. 02537-1. Zona përfshiu mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, për të cilat tha se janë në pronësi të Trepça Sh.A. dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

Por, ndryshe ka deklaruar Radojeviq, i cili për këtë çështje mbajti konferencë për media bashkë me dy drejtorë komunalë. Ai tha se Trepça “nuk e ka statusin e pronarit të pronës, por është vetëm përdoruese e asaj prone”.

“Komuna e Mitrovicës Veriore sigurisht që do të ngrejë padi kundër Trepçës, por me shumë mundësi do të ngremë edhe një ankesë kundër Policisë së Kosovës për shpërdorim të autoritetit”, tha sot Radojeviq.

Objektet e rrënuara ishin në afërsi të zonës ku ndodhen qendra e paraburgimit dhe shkolla, siç raporton mediumi lokal “Kossev”.

“Këto janë ndërtesa që janë ndërtuar nga individë në dekadat e mëparshme në tokë që Trepça e shpalli si të vetën”, tha kryetari i Mitrovicës së Veriut, duke bërë thirrje për heqjen e këtyre ndërtesave.

“Ky është një veprim ekskluzivisht i njëanshëm nga Trepça, me ndihmën e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Ai theksoi se prona publike lokale menaxhohet nga komunat dhe se përdorimi i pronës publike duhet të miratohet nga komuna.

“Thelbi është se Komuna e Mitrovicës Veriore po anashkalohet absolutisht dhe juridiksioni dhe kompetencat e saj po i shfuqizohen”, tha Radojeviq./Express/

JU REKOMANDOJMË

“E tha me zë atë e do Vetëvendosje” – Kajtazi për deklaratën e Gecit, kritikon edhe komandantët e UÇK-së

“E tha me zë atë e do Vetëvendosje” – Kajtazi për deklaratën e Gecit, kritikon edhe komandantët e UÇK-së
22/04/2026 - 17:55

Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar disa nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nuk reaguan pas deklaratës skandaloze të deputetit Fatos Geci. Sipas Kajtazit,...

Më shumëDetails

Nol Nushi: Deklarata e Gecit tregon nivelin e përfaqësimit, s’din me lexu e i ka 30 mijë vota

Nol Nushi: Deklarata e Gecit tregon nivelin e përfaqësimit, s’din me lexu e i ka 30 mijë vota
22/04/2026 - 17:44

Zyrtari i PSD-së Nol Nushi ka komentuar deklartaat e deputetit të Listës Guxo, kuë gjatë një fjalimi në Kuvend e krahasoj rastin e Naim Murselit që u dënua...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim ministrin e Tregtisë së Turqisë, i kërkon ndihmë për një linjë ajrore Kosovë-SHBA

Kurti pret në takim ministrin e Tregtisë së Turqisë, i kërkon ndihmë për një linjë ajrore Kosovë-SHBA
22/04/2026 - 17:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Tregtisë të Republikës së Turqisë, Ömer Bolat, njofton zyra e kryeministrit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Në...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi publikon foton e babait krah Adem Jasharit

Endrit Thaçi publikon foton e babait krah Adem Jasharit
22/04/2026 - 17:02

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të babait të tij. Në këtë fotografi, Thaçi shihet krah komandantit legjendar Adem Jashari. Ky mesazh i...

Më shumëDetails

Nxënësi kosovar jep shembullin më të mirë, gjen 180 euro dhe i dorëzon në polici

Nxënësi kosovar jep shembullin më të mirë, gjen 180 euro dhe i dorëzon në polici
22/04/2026 - 16:42

Një gjest i rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare është shënuar më 22 prill 2026 në Shtime, ku një nxënës 15-vjeçar ka zgjedhur të veprojë me integritet, duke dorëzuar...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Kuvendi, ky është rendi i ditës

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
22/04/2026 - 16:30

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit. Sipas njoftimit për media, seanca pritet të mbahet duke nisur nga ora 10:00. Po ashtu në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 te arrestuarve për bixhoz në Mitrovicë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Trimat e tastierës”, Haradinaj: Prej Merdares e deri në Prishtinë duke qajtë i biri i qenit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë