Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nëse LDK e AAK s’kanë fuqi për ta nxitur dorëheqjen e kryeministrit, refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj legjislature, atëherë duhet të presin që qeveria të përfundojë mandatin dhe të shkohet në zgjedhje.
Postimi i tij i plotë:
LDK dhe AAK, nëse nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit, refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj legjislature, atëherë alternativa e tyre është që kjo qeveri ta përfundojë mandatin qeverisës dhe të shkojmë në zgjedhje të rregullta.Nëse LDK dhe AAK si parti opozitare, mendojnë se kjo qeveri i ka sjellë shumë dëme vendit dhe duhet të ndalohet kjo formë e qeverisjes?! Nëse tani i kanë të renditura shumë argumente për ngecjet dhe dështimet e kësaj qeverie, në disa fusha të politik bërjes, si: në zhvillimin ekonomik, në qeverisjen llogaridhënëse, transparente dhe pa korrupsion, fuqizimin e aleancave dhe partneritetit ndërkombëtar, rrugëtimin euroatlantik, anëtarësimin në KiE, dialogun me Serbinë etj.. S’di pse alternativen e tyre politike duhet ta fokusojnë në formë, se si i ndërpritet mandati kësaj qeverisje!? Gjithnjë forma ka rëndësi se si një veprim politik pranohet dhe perceptohet nga publiku, por jo mbi përmbajtjen. Përmbajtja është thelbësore në politikë.












