Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlën shkuan për drekën e Bajramit te familja e heroit Afrim Bunjaku.
Kurti publikoi një video në Facebook, duke treguar se mesditën e sotme e kaloi te familja Bunjaku në Vushtrri.
“Drekën e Kurban Bajramit, e kaluam në Vushtrri, pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku”, shkroi ai.
Afrim Bunjaku u vra në detyrë kur Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit në veri të vendit nga një grup i armatosur serbësh më 2023.












