Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti ishte zotuar se do ta ndërtojë shumicën për ta kaluar Kodin Civil, a u humb momentumi?

30/05/2024 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti ishte zotuar se do ta ndërtojë shumicën për ta kaluar Kodin Civil, a u humb momentumi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për muaj të tërë Kuvendi u mbajt i bllokuar. Dhjetë marrëveshje ndërkombëtare pritnin të votoheshin, teksa pozita nuk mund t’i kalonte ato e vetme pa mbështetje. E këtë mbështetje nuk e gjeti tek opozita. Këta të fundit votimin e kushtëzonin me dorëheqjen e qeverisë për shkak të keqqeverisjes. Por, konsensusi u arrit pas një darke në një nga hotelet në Prishtinë, në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Takimi ishte i frytshëm dhe marrëveshjet kaluan. Por, Kodi Civil një ligj poashtu mjaft i rëndësishëm ende mbeti jashtë rendit të ditës në Kuvend. Një pjesë e deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe ata të VV-së janë kundër tij. Për votimin e këtij Kodi duhen 2/3 e votave.

“Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë” – kishte premtuar kryeministri Kurt gjatë një vizite në Berlin.

Por, ky zotim i muajit të kaluar ende nuk është realizuar edhe pse në Kuvend pati një disponim pozitiv sidomos javën e kaluar kur kaluan dhjetë marrëveshjet ndërkombëtare u votuan, pas muajsh të tërë ngecje. Në votimin e tyre morën pjesë kryesisht deputetët e PDK-së e në disa tjera edhe ata të LDK-së e AAK-së, ndonëse më parë ata kushtëzonin votën me dorëheqjen e Qeverisë për shkak të keqqeverisjes.

Gjithçka ndryshoi pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti. Sipas Krasniqit, në takim insistuan për shpërndarjen e Kuvendit dhe për caktimin e zgjedhjeve të reja.

“Kryeministrit Kurti ia shpreha këtë qëndrim pa ekuivokë ashtu siç kemi shprehur publikisht tash e sa kohë. Jemi të gatshëm të gjejmë një darkordim për një datë të re të zgjedhjeve për të shpërndarë kuvendin përmes një mocioni të përbashkët. Unë kam punuar për këtë çështje, pa dashur të marrë flamurin e protagonistit.”, pati thënë Krasniqi.

E lidhur me votimin e marrëveshje ndërkombëtare, Krasniqi ka thënë se është vendim i pavarur nga takimi me Kurtin.

Në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh pritjesh u miratua Projektligji për Aderimin e Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm; Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm; Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”; Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës; Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”.

Po ashtu, Kuvendi kaloi edhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik; Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian; Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, dhe Ligjin për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.

Ndërkaq në një seancë tjetër u miratua Traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, si dhe Marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Marrëveshjet ndërkombëtare arrijnë vlerën e 300 milionë eurove, ka thënë më herët ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend. Së shpejti do të dërgojmë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro. Pra do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit”, pati shkruar Murati në Facebook.

Mbetet të shihet nëse në seancën e radhës pritet të votohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Në Kodin Civil thuhet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”, ndërsa në nenin tjetër të këtij Kodi theksohet se “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara” dhe se kushtet dhe procedura lidhur me këtë rregullohen me ligj të veçantë.

Këto nene nxitën kundërshtime të forta gjatë debatit në parlamentin e Kosovës.

Kundërshtime ka si nga radha e pozitës ashtu edhe nga disa deputetë të opozitës.

Kosova ka miratuar në vitin 2004 ligjin kundër diskriminimit dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBT thonë se kuadri ligjor ofron garanci për të drejtat tyre, por ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të mund të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria.

JU REKOMANDOJMË

“Sa mund të dënohen spiunët në Kosovë?” – Tregon avokati Hodaj

“Sa mund të dënohen spiunët në Kosovë?” – Tregon avokati Hodaj
27/08/2026 - 20:23

Avokati Taulant Hodaj ka folur rreth rastit të fundit “Sheholli”, e ma konkretisht për procedurat gjyqësore që zakonisht rendom parashihet për rastet e spuinazhit dhe shantazhit. Ai këto...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani ia refuzoi shtetësinë me arsye të forta ligjore, Albulena Haxhiu shkeli ligjin për Boiken Abazin

Vjosa Osmani ia refuzoi shtetësinë me arsye të forta ligjore, Albulena Haxhiu shkeli ligjin për Boiken Abazin
27/08/2026 - 20:20

Vjosa Osmani si presidente kishte refuzuar dhënien e shtetësisë për Boiken Abazin, me arsye të forta ligjore që ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme për Boiken...

Më shumëDetails

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
27/08/2026 - 20:12

Edhe njëherë tjetër Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, janë ulur në tavolinë, për të diskutuar për presidentin e ri të vendit. Por, për dallim nga takimet...

Më shumëDetails

Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për nesër nga ora 10:00

Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për nesër nga ora 10:00
27/08/2026 - 20:05

Grupi Parlamentar i Aleancës nesër do të mbajë konferencë pëer media nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në njoftim nuk specifikohet tema për të cilën...

Më shumëDetails

Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore
27/08/2026 - 20:00

Veriu.info ka publikuar një artikull hulumtues me titull ‘Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu...

Më shumëDetails

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
27/08/2026 - 19:45

Qeveria në detyrë e Kosovës po përballet me kritika për gjoja tejkalim kompetencash në lidhje me një varg vendimesh që i mori së voni, ndërsa ndaj pjesëtarëve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    444 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë