Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kujton aktivistin boshnjak, Shefko Sallkoviqin: Simbol i qëndresës kundër Serbisë dhe mbrojtës i Kosovës

08/12/2024 - 15:43
në Lajme
A A
Kurti për miratimin e rezolutës për Srebrenicën: Për paqen në Ballkan, duhet të njihet përgjegjësia e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti përkujtoi vrasjen e Shefko Sallkoviq, aktivist boshnjak, më 8 dhjetor 2010 në Podstenje, Leposaviq.

Sallkoviq, i njohur për angazhimin e tij në integrimin e komunitetit në institucionet e Kosovës, u vra nga formacioni paraushtarak serb “Beli Orlovi”.

“Vrasja synonte përhapjen e frikës tek ata që po integroheshin në institucione, veçanërisht në veriun e Kosovës”.

Kurti theksoi se Sallkoviq mbetet simbol i qëndresës kundër Serbisë dhe i mbrojtjes së të drejtave të komunitetit, dhe shtoi se struktura serbe janë zmbrapsur nga territori i Kosovës.

E plotë:

Shefko Sallkoviq ishte aktivist boshnjak që tregonte lojalitet ndaj Republikës së Kosovës dhe njihej për angazhimin e tij në proceset zgjedhore e përfaqësimin e komunitetit në zonën e Leposaviqit. Për Serbinë, kjo ishte e papranueshme, dhe u bë shkas që 14 vjet më parë, më 8 dhjetor 2010, Shefko Sallkoviq, të vritej në fshatin Podstenje, në Leposaviq. Përgjegjësinë, e mori fillimisht formacioni paraushtarak “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) nga Serbia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit 2010, në të cilat Sallkoviq ka qenë dhe komisioner i koalicionit pjesëmarrës në ato zgjedhje, “Vakat”. Në pritën e ngritur nga kryesit e sulmit, mbeti i plagosur edhe Edin Islamoviq, i cili ndodhej në veturë me Shefkon, por arriti të kërcejë në Ibër pas të shtënave. Edinin kanë tentuar ta vrasin edhe deri sa po qëndronte i shtrirë në QKUK. Edini ka mbetur invalid dhe lëvizë me karrocë.Vrasja e Sallkoviq ishte një sulm që synonte përhapjen e frikës dhe panikut tek ata që përpiqeshin të integroheshin në institucionet e Kosovës, veçanërisht në komunat veriore të banuara kryesisht nga serbë.

Hetimet kishin treguar se përgjegjës për vrasjen e tyre ishin Jugoslav Petroviq dhe Radomir Deliq, pjesëtarë të institucioneve serbe të sigurisë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u arrestuan në Beograd për trafikim me substancë narkotike, më 27 dhjetor 2010, por asnjëri prej tyre nuk është procesuar deri tash në mënyrë direkte për vrasjen e plagosjen e ndodhur 14 vite më parë.

Dyshohet se së paku njëri nga prej tyre, ka qenë në Kosovë në periudhën 1998-1999 si pjesëtarë të “Beretave të Kuqe” të komanduara nga “Llegija”.Shefko Sallkoviq e përkujtojmë sot, si qëndrestar kundër Serbisë dhe si aktivist i së drejtës, i komunitetit dhe i Republikës. 14 vite më vonë, strukturat serbe të cilat frikësojnë, shantazhojnë e vrasin anëtarë të komuniteteve, i kemi luftuar e zmbrapsur nga territori i Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë në secilin lokalitet, si në Rëvatska ashtu edhe në të gjithë territorin tonë, duhet të jetojnë të lirë dhe pa frikë në jetësimin e vullnetit të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë
17/10/2026 - 01:14

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar se ushtarët amerikanë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me aleatët...

Më shumëDetails

Historia prekëse që fshihet pas babait dhe bebushes që vendosën paqen në protestë

Historia prekëse që fshihet pas babait dhe bebushes që vendosën paqen në protestë
17/10/2026 - 01:11

Elisi dhe bebushja e tij, të cilën e mbante në kangur, teksa ngjiti shkallët e kryeministrisë, u kthyen sot në simbolin e paqes së protestës, që prej orësh...

Më shumëDetails

Berisha: Albin Kurti është ekspert i helmimit të shoqërisë, e ka kapur shtetin!

Berisha: Albin Kurti është ekspert i helmimit të shoqërisë, e ka kapur shtetin!
16/10/2026 - 22:52

Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka përqendruar ndikimin në institucionet e vendit, përfshirë prokurorinë, gjykatat dhe ekonominë. Berisha në...

Më shumëDetails

Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë

Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë
16/10/2026 - 22:47

Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, raporton Klan Shqipëria. Sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të Albin...

Më shumëDetails

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!
16/10/2026 - 22:26

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të GUXO-s, Faton Peci, pas deklaratave të këtij të fundit për zyrtarët e Aleancës, të cilët tha se...

Më shumëDetails

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?
16/10/2026 - 22:18

Kampi i Njesive Speciale në Vrellë Këto pamje nuk supozohet të i shihte askush. Sepse janë hapësira të ndjeshme shtetërore të sigurisë. Por Matt Nadin, që thotë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë