Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në New York: Bota mund të mësojë nga Kosova si të përballojë krizat pa cenuar stabilitetin

28/09/2025 - 08:58
në Lajme
A A
Kurti në New York: Bota mund të mësojë nga Kosova si të përballojë krizat pa cenuar stabilitetin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kryesor në diskutimin e organizuar nga Instituti Zolberg mbi Migrimin dhe Mobilitetin në kuadër të universitetit The New School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me titull “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”.

Në fjalën e tij, Kurti prezantoi qasjen e qeverisë që ai drejton në përballjen me krizat globale dhe kanalizimin e ndihmës drejt atyre që kanë më së shumti nevojë, e cila mund të shërbejë si shembull edhe për shtetet e tjera, të cilat kanë përjetuar të njëjtat sfida.

Ai tha se qeveria jonë i ka ardhur në ndihmë qytetarëve të Kosovës në këto kohë sfiduese dhe ia ka dalë ta bëjë këtë pa rritur normat e taksave ose pa rritur borxhin publik.

“Në një kohë kur ekonomitë e shumë vendeve janë të dëmtuara nga detyrimet ndaj kreditorëve, është jetike që qeveritë të mendojnë jo vetëm se si mund t’i mbështesin më mirë qytetarët e tyre, por edhe si ta bëjnë këtë pa u zhytur në një spirale të rrezikshme rritjeje eksponenciale të borxheve dhe pagesave me interes”, u shpreh ai.

Duke folur rreth masave të marra si kundërpërgjigje ndaj inflacionit, Kurti theksoi nevojën për ndaljen e rritjes së mëtejme të saj, frenimin e rritjes së çmimeve të importit dhe interesave të korporatave të manifestuara me rritjet të çmimeve dhe rritje të marzhave të fitimit për të përfituar nga situata e krijuar, në dëm të qytetarëve dhe konsumatorëve.

U aprovuan legjislacione me qëllim të rregullimit të çmimeve tavan, si në rastin e rritjes së çmimit të derivateve të naftës, të produkteve farmaceutike dhe produktet bazike, edhe pse kjo e fundit u pamundësua nga opozita parlamentare që kontestoi ligjin dhe Gjykata Kushtetuese që e rrëzoi atë.

Pjesë e politikave qeverisëse ishin dhe rritja e punësimit, mbështetja e fermerëve, bizneseve prodhuese e veçanërisht ato të vogla e të mesme, ekonomitë familjare duke subvencionuar energjinë, mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët përmes shtesave, programe për incentivimin e punësimit për të rinjtë, bursa për studentët si dhe fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), arsim publik të lartë falas, rritje të pagës minimale, pagave në sektorin publik dhe pensioneve si dhe mbulim më të lartë nga ana e qeverisë të barnave për pacientët, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, urave dhe rrugëve rajonale që lidhin fshatrat dhe zonat rurale.

Kurti shtoi se fokus i qeverisë krahas barazisë shoqërore dhe ndihmës së atyre që kishin më së shumti nevojë, ishte gjithashtu edhe zhvillimi, progresi, rritja ekonomike, siguria e qytetarëve, sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: LDK-së i duhen zgjedhje të brendshme për t’u ringritur

Krasniqi: Kurti, kryekrizetari i Kosovës – dialogu po mbahet në vende bregdetare si Bratisllavë e Ohër
29/07/2026 - 12:52

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në parti, duke vlerësuar se ky proces është i domosdoshëm për...

Më shumëDetails

Kurti s’pranon pyetje rreth zhvillimeve për formimin e institucioneve: S’kam mundësi, kam takim

Kurti s’pranon pyetje rreth zhvillimeve për formimin e institucioneve: S’kam mundësi, kam takim
29/07/2026 - 12:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flasë për situatën aktuale politike në vend. I pyetur për zhvillimet politike dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje...

Më shumëDetails

Prokurorisë i rrëzohet pjesërisht argumenti për rrezik të arratisjes së Rexhep Selimit, por Haga merr vendim për vazhdimin e paraburgimit

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit
29/07/2026 - 12:25

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin duke konsideruar se ekziston rreziku për ndërhyrje në proces dhe për kryerje të krimeve të...

Më shumëDetails

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
29/07/2026 - 12:14

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e raportit për krimet e luftës.Përpara të pranishmëve, Kurti tha se gjetjet e këtij raporti...

Më shumëDetails

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi
29/07/2026 - 11:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi, Alban Krasniqit, anëtar i VV-së dhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Hahxhiu e ka quajtur “vrasës”, sot...

Më shumëDetails

Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiri, i kërkuar nga SPAK-u

Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiri, i kërkuar nga SPAK-u
29/07/2026 - 11:42

Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi se biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë. Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë