Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti pas 4 vjetësh në Qeveri jep zotime të reja në Gjilan për autostradën, por s’jep ndonjë afat: Kemi besu që kryhet

19/01/2025 - 08:21
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pas 4 vjetësh në Qeveri jep zotime të reja në Gjilan për autostradën, por s’jep  ndonjë afat: Kemi besu që kryhet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autostrada Gjilan-Prishtinë, apo të cilës ndryshe po i referohen vetëm si Autostrada e Gjilanit, është bërë çështje diskutimi, lajmesh e reagimesh gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Express.

Këtë çështje e risolli në vëmendje vetë shefi i ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit, gjatë ditës së sotme, në zhvillim të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka qëndruar në Gjilan, ku mbështetësve të partisë që udhëheq ai, u ka folur edhe për këtë projekt, i cili ka mbetur i papërfunduar, ani pse, për të njëjtin projekt punimet kanë nisur vite më parë, kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

Për ngecjen e këtyre punimeve, kryeministri Kurti në deklarimin e tij, fajin e hodhi tek të tjerët, për mos krijim të duhet të projektit.

‘‘Kemi besu që autostrada kryhet, dhe jemi angazhua fort që të përfundohet, por u deshtë ma shumë kohë se sa që kemi menduar, sepse e pamë sa keq e sa mbrapshtë është filluar ajo. Projekt pa studim të mirëfilltë, pa elaborat shpronësimi dhe pa mbikëqyrje. Tash që i dimë telashet, i dimë defektet, e dimë edhe çfarë duhet bërë që ajo të kryhet shpejt. Autostrada e Gjilanit ka me u bo, autostradën do ta bëjmë, edhe atë jo vetëm deri në Gjilan, por deri të Dheu i Bardhë’’, ka deklaruar Kurtit gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht kësaj deklarate të sotme të Kurtit, ky i fundit, 2 vite më parë së bashku me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi kishin zhvilluar një vizitë në punimet e autostradës së Gjilanit, kishte thënë se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë atij viti.

Rreth premtimeve të Kurtit për bërjen e autostradës, kishte reaguar edhe njëri nga ministrat e tij.

Më saktësisht ka qenë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ai që kishte thënë se autostrada s’do të bëhet as për vitin që lamë pas.

“Tek zotimi i Kurtit se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, ka qenë bile 28 nëntor, ka qenë një gabim, ka qenë gabim që është premtuar, sepse është vënë në lajthitje kryeministri nga vetë ne si ministri”, kishte thënë Aliu.

JU REKOMANDOJMË

Shqipe Pantina: Përparim Rama duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, ka mentalitet fituesi

Shqipe Pantina: Përparim Rama duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, ka mentalitet fituesi
29/07/2026 - 19:53

Kur po hyjmë në 24 orët e fundit para Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, mbështetësit e shkarkimit të Lumir Abdixhikut duket se tashmë i kanë të qarta synimet...

Më shumëDetails

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, flasin nga Policia

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, flasin nga Policia
29/07/2026 - 19:44

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël – drejtimi...

Më shumëDetails

Ujësjellësi “Mitrovica” për incidentin në Pantinë: Ndaj punonjësve tonë është përdorur armë zjarri

Ekskluzive: Pasi KRU Mitrovica shkyçi nga rrjeti pantinasi I.Sh. gjuan me armë në ajër
29/07/2026 - 19:15

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Pantinë ku një person gjuajti me armë zjarri në ajër pasi punëtorët e KRU “Mitrovica” e shkyçën nga rrjeti...

Më shumëDetails

Tahiri i përgjigjet Kurtit: “Aleancën s’bën me hangër në sy”

Tahiri i përgjigjet Kurtit: “Aleancën s’bën me hangër në sy”
29/07/2026 - 19:09

Nënkryetari i AAK-së Besnik Tahiri, ka komentuar ofendimet e Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore se ky subjekt politik nuk do ta kalonte pragun, se është një “partiçkë”, “parti...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon reagim nga SHBA e BE: Gjuha shoviniste e Vuçiqit dhe Bërnabiqit nuk ka vend në Evropën e sotme

Haxhiu kërkon reagim nga SHBA e BE: Gjuha shoviniste e Vuçiqit dhe Bërnabiqit nuk ka vend në Evropën e sotme
29/07/2026 - 18:58

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana...

Më shumëDetails

Takimi në Zyrën Ovale, Netanyahu i dorëzoi Trumpit tre skenarë për marrëveshjen me Iranin!

Takimi në Zyrën Ovale, Netanyahu i dorëzoi Trumpit tre skenarë për marrëveshjen me Iranin!
29/07/2026 - 18:49

Tre skenarë të ndryshëm për trajtimin e Iranit ishin në qendër të takimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Zyrën Ovale, sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë