Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për refuzimin e PDK-së që të takohen.
Kurti ka thënë se ka njëfarë bojkoti.
“Ka njëfarë bojkoti, si është e mundur të thuash dua të merremi vesh, por nuk pranoj të takohemi. Duket që 28 dhjetori po mohohet thua se s’ka ndodhur kurrgjë atë ditë. E thua se edhe më tutje jemi në vitin 2025. Unë besoj që viti është 2026”, tha ai.













