Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti shkroi për riorganizimin e grupit të Radoiçiqit, reagon kryetari i ri i Listës Serbe: Qesharake

20/11/2023 - 11:53
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kurti shkroi për riorganizimin e grupit të Radoiçiqit, reagon kryetari i ri i Listës Serbe: Qesharake
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i ri i Listës Serbe, Zlatan Elek ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e tij dhe kryesisë së kësaj partie me Milan Radoiçiqin në Rashkë.

Elek i ka thënë KoSSev-it se “është hera e parë që dëgjoj gjëra të tilla”.

“Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe”, tha Elek, duke thënë se më 24 tetor u emëruan edhe nënkryetarë të rinj.

Ai i cilësoi si “qesharake” akuzat e Kurtit për takimin në Rashkë.

“Nuk kam asnjë ide për takime dhe deklarata të tilla të Albin Kurtit”, tha Eleku.

Kurti ka alarmuar dje në Facebook se “në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë” dhe se “Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”.

Ai shkroi se Radoiçiqi, i cili pranoi se e organizoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, para një jave “ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova”.

“Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq. Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore”, shkroi ndër tjerash kryeministri.

JU REKOMANDOJMË

Musliu thumbon Dejona Mihalin, i kërkon Mulla Osmanit t’i shkruajë hajmali

Ganimete Musliu e vetmja nga PDK që e mori 1 votë në këtë komunë
16/06/2026 - 11:09

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një kërkesë ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Kurti i cilëson ‘‘lajme të rrejshme’’ pretendimet se VV’ja do të protestojë kundër gazit amerikan

Kurti i cilëson ‘‘lajme të rrejshme’’ pretendimet se VV’ja do të protestojë kundër gazit amerikan
16/06/2026 - 10:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet e ish-kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Lëvizja Vetëvendosje po përgatit protesta kundër gazit amerikan, duke i cilësuar këto raportime...

Më shumëDetails

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, i ofroi ryshfet policisë kufitare

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
16/06/2026 - 10:40

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bërnjak nën dyshimin për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të autoriteteve, rasti ka ndodhur më...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot, kaq kushton nafta e benzina

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
16/06/2026 - 10:17

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, ja kush duhet të japë përgjigje sipas Albin Kurtit
16/06/2026 - 10:11

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet do të jetë konstituimi sa më i shpejtë...

Më shumëDetails

Numërohen mbi 50% e votave me postë, ky është rezultati deri më tani

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?
16/06/2026 - 09:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 7 qershor. Sipas të dhënave të publikuara në faqen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    648 Shpërndaje
    Shpërndaje 259 Tweet 162
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë