Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është forcimi i sportit në prag të Prishtinës 2030

08/09/2026 - 08:46
në Lajme, Sport
A A
Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është forcimi i sportit në prag të Prishtinës 2030
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, me të cilët ka diskutuar për sukseset e fundit të sportistëve kosovarë dhe për të ardhmen e sportit në vend.

Kurti ka përgëzuar ekipin për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare në Taranto, ku Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj u stolisën me medalje të bronzta.

“Pas secilës prej tyre qëndrojnë vite pune, disipline dhe një sistem që ka dëshmuar se rezultatet e mëdha nuk vijnë rastësisht”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë takimit, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për rezultatet dhe analizat e para pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare, si dhe për hapat që duhet të ndërmerren në katër vitet e ardhshme deri në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se përvoja e xhudos duhet të shërbejë si model edhe për disiplinat e tjera sportive në Kosovë.

“Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta”, është shprehur ai.

Kurti ka uruar sportistët për sukseset e tyre, duke veçuar Kryemjeshtrin Driton Kuka, trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, si dhe të gjithë ekipin e xhudos.

Ai ka thënë se synimi i institucioneve është që kultura e rezultateve dhe standardeve të larta të forcohet edhe më tej në të gjithë sportin kosovar.

 

JU REKOMANDOJMË

‘Shpenzimet alarmante të qeverisë në detyrë’, Bajrami: 4 ministri nuk figurojnë në buxhetin e shtetit

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
08/09/2026 - 08:31

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti. Bajrami potencoi se ekzekutivi ka bërë shpenzime të mëdha duke e quajtur...

Më shumëDetails

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
08/09/2026 - 08:05

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale....

Më shumëDetails

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!
07/09/2026 - 22:34

Nasim Haradinaj duke folur rreth vendimit të 16 shtatorit në Hagë duke ironizuar ka thënë: “Kush don le të gëzohet, kush don le të vajton….unë i pres këtu”.Ai...

Më shumëDetails

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit
07/09/2026 - 22:19

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator. E...

Më shumëDetails

Aleanca s’merr pjesë në seancën konstituive

Aleanca s’merr pjesë në seancën konstituive
07/09/2026 - 22:01

Aleanca nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të 9 shtatorit, të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari. Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv. Ky...

Më shumëDetails

“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja, Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme
07/09/2026 - 21:32

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur një sërë arsyesh për rezervat që thotë se i ka ndaj Bekim Sjediut, emrit të dakorduar mes Albin Kurtit dhe Lumir...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Suspendohet pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve në stacion policor që ishte përfshirë në konflikt fizik me kapintenin Ahmeti

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti në prani të bashkëshortes dhe dy fëmijëve

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë