Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në Gjermania, ku ka zhvilluar një takim me Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Me anë të një postimi në platformën X, Kurti theksoi se me Sarrazinin kanë biseduar për shumë çështje, nga marrëdhëniet mes dy vendeve, e deri te bashkëpunimi rajonal e integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me Emisarin Special Manuel Sarrazin në rezidencën e Ambasadorit të Kosovës në Gjermania sot. Teksa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij sivjet, presim me padurim më shumë rezultate”, shkroi Kurti.
Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...
Më shumëDetails











