Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gjithsej 157.893 vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke siguruar 19,44 për qind të votës dhe 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lista e deputetëve të zgjedhur të PDK-së kryesohet nga Bedri Hamza, i cili mori 126.936 vota, pasuar nga Përparim Gruda me 78.919, Arian Tahiri me 68.178, Uran Ismaili me 63.361 dhe Vlora Çitaku me 43.974 vota.
Mandat deputeti kanë fituar edhe Sala Jashari me 41.808 vota, Ganimete Musliu me 33.165, Enver Hoxha me 30.854, Arben Mustafa me 30.279, Rrahman Rama me 29.176, Mergim Lushtaku me 28.115 dhe Elmi Reqica me 23.909 vota.
Në përbërjen e re parlamentare nga PDK hyjnë gjithashtu Besa Kabashi Ramaj me 23.605 vota, Jakup Nura me 22.951, Eman Rrahmani me 22.809, Altin Krasniqi me 22.649, Artan Behrami me 21.590, Fadil Demaku me 21.368, Blerta Deliu Kodra me 20.749, Rrustem Mustafa me 20.640, Eliza Hoxha me 20.039 dhe Ariana Musliu Shoshi me 18.621 vota.
Këto rezultate e rendisin PDK-në si forcën e dytë parlamentare në legjislaturën e njëmbëdhjetë.














