Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush janë katër gjyqtarët që do vendosin sot fatin e ish-krerëve të UÇK-së?

16/09/2026 - 09:56
në Lajme
A A
Kush janë katër gjyqtarët që do vendosin sot fatin e ish-krerëve të UÇK-së?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë sot, në orën 10:00, aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Siç raporton Euronews Albania, vendimi do të shpallet nga Trupi Gjykues II, i përbërë nga tre gjyqtarë me të drejtë vote dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit është amerikani Charles L. Smith III, ndërsa anëtarë janë gjermani Christoph Barthe dhe zvicerani Guénaël Mettraux. Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është caktuar si gjyqtar rezervë.

Charles L. Smith III – Kryesuesi i trupit gjykues

Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles L. Smith III. Ai ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor amerikan dhe ka shërbyer për vite si gjyqtar në shtetin e Iowa-s.

Smith ka shërbyer gjithashtu si gjyqtar i EULEX-it në Kosovë, përfshirë Gjykatën Supreme të Kosovës. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ai është kryesues i trupit gjykues që ka shqyrtuar çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Christoph Barthe – Gjyqtari gjerman

Pjesë e trupit gjykues është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe.

Barthe ka një përvojë të gjatë në drejtësinë penale dhe ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani, ku është marrë edhe me çështje që lidhen me krimet e luftës dhe gjenocidin.

Ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë gjatë procesit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Guénaël Mettraux – Gjyqtari zviceran

Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux është një tjetër anëtar i trupit gjykues.

Ai ka një karrierë të lidhur ngushtë me të drejtën penale ndërkombëtare. Mettraux ka punuar në çështje që lidhen me krimet e luftës dhe ka pasur përvojë si avokat mbrojtës dhe këshilltar përpara disa gjykatave ndërkombëtare.

Ai ka shërbyer gjithashtu në struktura të drejtësisë ndërkombëtare dhe është profesor i së drejtës penale ndërkombëtare.

Fergal Gaynor – Gjyqtari rezervë

Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është pjesë e trupit gjykues në cilësinë e gjyqtarit rezervë.

Gaynor ka përvojë të gjatë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ka punuar në çështje që lidhen me krimet e luftës. Ai ka shërbyer në procese pranë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Në këtë proces, Gaynor ka rolin e gjyqtarit rezervë të trupit gjykues.

JU REKOMANDOJMË

Vëllai i Thaçit para vendimit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së

Vëllai i Thaçit para vendimit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së
16/09/2026 - 09:50

Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, pak minuta para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ka thënë se familja e tij vazhdon të ketë besim në luftën e...

Më shumëDetails

Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’i dënuar nuk ka

Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’i dënuar nuk ka
16/09/2026 - 09:44

Vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, ka thënë se familja po e pret prej kohësh vendimin e Gjykatës dhe shpreson që sot të marrë lajm të mirë. Para...

Më shumëDetails

KFOR-i demanton raportimet se dy aeroplanë të NATO-s aterruan në Kosovë

KFOR-i demanton raportimet se dy aeroplanë të NATO-s aterruan në Kosovë
16/09/2026 - 09:43

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka demantuar mediat që kanë raportuar se dy aeroplanë të NATO-s kanë aterruar dje në Kosovë, duke e lidhur këtë me vendimin e...

Më shumëDetails

Martens i FAZ-it shkruan në prag të verdiktit të Hagës, Thaçin e quan partnerin kryesor të Perëndimit gjatë bombardimeve

Martens i FAZ-it shkruan në prag të verdiktit të Hagës, Thaçin e quan partnerin kryesor të Perëndimit gjatë bombardimeve
16/09/2026 - 09:29

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka shkruar sot në prag të vendimit të Hagës për katërshen e UÇK’së. Martens duke e cilësuar Hashim Thaçin si partnerin më të...

Më shumëDetails

Konjufca nga Haga para verdiktit: Presim vetëm aktgjykimin lirues

Konjufca nga Haga para verdiktit: Presim vetëm aktgjykimin lirues
16/09/2026 - 09:13

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Hagë, në prag të shpalljes së verdiktit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Haga, Konjufca ka...

Më shumëDetails

Sveçla dhe drejtori i AKI-së në Qeveri në ditën e verdiktit për katërshen e UÇK-së

Sveçla dhe drejtori i AKI-së në Qeveri në ditën e verdiktit për katërshen e UÇK-së
16/09/2026 - 09:06

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar mëngjesin e sotëm në objektin e Qeverisë së Kosovës. Brenda objektit të Qeverisë është parë edhe drejtori i Agjencisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë