Pro miratimit të këtij projektligji votuan 63 deputetë.
PDK nuk mori pjesë në votim.
As LDK nuk e përkrahi këtë ligj.
“Ky ligj jam i bindur që është fund e krye antikushtetues”, tha deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti.
Në rend dite janë edhe nëntë projektligje tjera.
Projektligji për çmimet tavan është miratuar në lexim të parë me 10 prill, ku për votuan 63 deputetë, 19 kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.
Ligji i kaluar ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023, meqë ishte vlerësuar se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Me atë ligj, produkte themelore cilësoheshin: drithërat, buka, mielli, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie












