Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Sipas rezultateve në Kuvend, janë zgjedhur gjashtë anëtarë nga komuniteti shqiptar: Valmir Thaqi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cernobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirian Himaj.
Ndërkohë, për përfaqësuesit nga komunitetet jo shumicë nuk ka pasur përzgjedhje, ndaj do të rishpallet konkursi për këto pozita.











