Juristi dhe analisti politik Bardhyl Hasanpapaj, pritet t’i bashkohet listës politike që po ndërtohet rreth presidentes Vjosa Osmani, kjo e konfirmuar nga burime të afërta të Gazetës Infokus.Sipas burimeve, Hasanpapaj tashmë ka zhvilluar kontakte dhe është koordiniuar për të i’u bashkuar presidentes. Bardhyl Hasanpapaj njihet në opinion si jurist dhe komentues i çështjeve kushtetuese e politike, ndërsa kohëve të fundit ka qenë një nga zërat më aktivë në mbrojtje të rolit politik dhe institucional të presidentes Vjosa Osmani.Ai ka vlerësuar publikisht mandatin e Osmanit, duke deklaruar se ajo “ka treguar se është presidente e veprimeve dhe vendimeve”, si dhe ka theksuar rolin e saj në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Hasanpapaj apo nga kabineti i presidentes, burimet e Infokusit thonë se përfshirja e tij në listën politike konsiderohet çështje kohe, madje ajo pritet të bëhet publike nga vetë presidentja Vjosa Osmani.Ndryshe Bardhyli, përveçse njihet si një zë i arësyeshëm i diskursit publik, ka specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërkohë që studimet e doktoraturës i ka përfunduar pranë Universitetit të Firenzes në Itali./Gazeta Infokus
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me vdekje
Organizata e njohur si “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim të rëndë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale,...
Më shumëDetails











