Deputetët serbë kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës, pasi deputetët përshëndetën dënimet për sulmin terrorist në Banjskë.
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.
Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet.
Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.













