Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Laboratori i Toksikologjisë në IML jashtë funksionit – analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës

09/07/2025 - 15:13
në Kryesore, Lajme
A A
Laboratori i Toksikologjisë në IML jashtë funksionit – analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analizat toksikologjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili dyshohet se vdiq si pasojë e ndërhyrjes së pakujdesshme nga zyrtarët policorë në Lipjan, nuk do të kryhen në Kosovë.

Gazeta Insajderi mëson se Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore është jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga zjarret që kapluan objektin.

Burime të Insajderit bëjnë të ditur se mostrat për analizë janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të përcaktohet nëse Zejnullahu ka qenë apo jo nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike në momentin kritik.

Pavarësisht përpjekjeve të redaksisë, përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Përveç pyetje me shkrim, Insajderi e ka kontaktuar përmes telefonit edhe zëvendësdrejtorin, Ditor Haliti por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Theksojmë se rasti i vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik dhe ka vënë në qendër të vëmendjes veprimet e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, Zejnullahu po shfaqte sjellje të dhunshme, duke sulmuar kalimtarë dhe vetura në rrugën “Haradin Bajrami”, ndërsa kishte pasur edhe përpjekje për të hyrë në automjete të tjera. Policia thoshte se kishte marrë gjashtë thirrje nga qytetarë të ndryshëm për këtë rast dhe kishte ndërhyrë rreth orës 00:12.

Në tentim për ta ndaluar, ndaj tij është përdorur sprej mbrojtës për shkak të, siç thuhet, rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve. Pas ndërhyrjes, Zejnullahu ndërroi jetë me pranga në duar, duke ngritur dyshime të forta për tejkalim të kompetencave policore.

Sipas tyre, në vendin e ngjarjes, përveç disa gjësendeve personale, është gjetur edhe një substancë që dyshohet të jetë pluhur narkotik.

Për këtë rast, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar dhe suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tyre në Gjykatën Themelore.

Ndaj tyre, tashmë është kërkuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

JU REKOMANDOJMË

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
23/08/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër...

Më shumëDetails

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë