Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajçak i kërkoi të punojë tjetërkund, Rama e quan Oso Kukë- Hetemi qe një muaj i mbyllur në Leposaviq

02/07/2023 - 09:22
në Pa kategori
A A
Lajçak i kërkoi të punojë tjetërkund, Rama e quan Oso Kukë- Hetemi qe një muaj i mbyllur në Leposaviq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qe një muaj, Lulzim Hetemi nuk ka dalë nga objekti i komunës së Leposaviqit. Hyrja e tij në këtë ndërtesë ka shkaktuar protesta të dhunshme nga qytetarët serbë atje. Mirëpo, largimin e tij nga zyra, jo rrallë herë e kanë kërkuar bashkësia ndërkombëtare. Ndërsa, në anën tjetër, kryeministri Kurti e ka falënderuar Hetemin për “qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”.

Pasi kreu procedurën e betimit, kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nën përcjelljen e Policisë ka hyrë në objektin e komunës më 29 maj dhe prej asaj dite nuk ka dalë më. Hyrja e tij dhe e kryetarëve tjerë në objekte komunale ka shkaktuar protesta të dhunshme.

Pas tensioneve të krijuara në Veri të vendit, bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, që detyrën e tyre ta ushtrojnë nga zyre alternative.

Ilir Peci i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri i Zubin Potokut, që ishin kandidatë nga PDK, ia përgjigjën kërkesave të tyre, mirëpo njëjtë nuk veproi kandidati i Vetëvendosjes që doli fitues në Leposaviq. Hetemi prej 29 majit është mbylluar në zyrën e tij në objektin e komunës.

Largimi i Hetemit nga komuna është kërkuar disa herë. Dje emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Euroneës ka thënë se kreu i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi duhet të ndjek shembullin e kryetarëve të tjerë dhe të punojë nga objekte alternative.

Lajçak ka thënë se kryetarët merren vetëm me disa çështje administrative por jo edhe politike, meqë sipas tij s’kanë marrë mandat nga serbët për një gjë të tillë.

“De-përshkallëzimi do të thotë që kryetarët e komunave të tërhiqen nga ndërtesat ku ndodhen aktualisht, para së gjithash në Leposaviq. Dhe të punojnë nga disa ambiente të tjera, siç bëjnë tashmë dy kryetarët tjerë.  Do të thotë se merren me disa çështje administrative, por jo politike. Për këtë ata nuk kanë marrë mandat nga votuesit e komunitetit serb”, ka thënë Lajçak.

Mirëpo, në anën tjetër, Kurti dy herë ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin Hetemi. Herën e parë ai e ka falënderuar atë për “qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”.

“Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, kishte thënë ai.

Ndërkaq, herën e dytë, sipas Kurtit, ai dhe Hetemi ndanin të njëjtin shqetësim, se mos njëri prej tyre po lëshonte pe.

“E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë , prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, deklaroi Kurti.

Zgjedhje me “peticion” apo “vetëtërheqje”

Në përgjigjen që Borrell ia ktheu Kurtit thuhej se mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë është në kompetencën e kryetarëve. Borell përdori një fjalë më të butë se dorëheqja që në shqip mund të përkthehet si vetëtërheqje nga detyra.

“Ne gjithashtu kemi kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në katër komunat të mbahen sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne presim nga serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe presidentit Vuçiq ia kemi bërë këtë të qartë këtë kërkesë. Sipas legjislacionit të Kosovës, janë disa mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ku mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që është vetëtërheqja e kryetarëve”, thuhet në përgjigjen e Borrellit.

Ndërkaq, Kurti dhe Osmani janë deklaruar pro zgjedhjeve të reja përmes peticionit.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se kryetarët në Veri nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr, derisa ka shtuar se askush nuk ka “të drejtë” ta kërkojë dorëheqjen e tyre.

Ai tha se peticioni është mundësi “më e drejtë, më e arsyeshme dhe më e dobishme”.

Ndërsa, presidentja Osmani në një intervistë për Reuters, ka thënë se zgjedhjet e reja mund të shpallen nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë.

Sipas Osmanit, peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo për Reuters më 7 qershor.

Rastin e Hetemit e ka komentuar dje edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ka thënë se këta kryetarë po rrinë në komunë si Oso Kuka, teksa tha se kanë ardhur në pushtet me vetëm 1% të votave.

“Çdo të thotë kjo që të mbajmë akoma disa kryetarë komunash të cilët janë zgjedhur me 1% të votave, që rrinë të mbyllur si Oso Kuka. Njëri rri atje me policë dhe është i burgosur faktikisht, sepse s del dot as të marr ajër. E të tjerët rrinë diku ku s’dihet ku janë dhe në ndërkohë që në tavolinë është plani franko-gjerman”, tha Rama. /Express

JU REKOMANDOJMË

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
13/06/2026 - 21:53

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...

Më shumëDetails

‘Treni për gazin amerikan po ikën’ Selimi ngre alarmin: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë në pikë më të ulët

Selimi: ShBA ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington
13/06/2026 - 11:03

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, duke ngritur shqetësimin se kurrë më parë këto marrëdhënie nuk kanë qenë në nivel kaq...

Më shumëDetails

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
12/06/2026 - 23:01

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese , ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë...

Më shumëDetails

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici
12/06/2026 - 22:42

Një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një portofol të gjetur, i cili përmbante dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash. Sipas njoftimit të Policisë...

Më shumëDetails

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit
10/06/2026 - 16:54

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 70% e kutive, shkruan Gazeta Online Veriu.info E kur po shkojmë drejt fundit...

Më shumëDetails

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit
09/06/2026 - 12:24

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    681 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82
  • Briki “çmend” publikun, i vërehen të brendshmet (Video +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë