Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” që nga dita e premte nuk kanë hyrë fare në minierë duke e bojkotuar në këtë mënyrë punën.
Gazeta Online Veriu.info merr vesh nga burimet e saj se një gjë e tillë ka ardhur si pasojë se ata nuk kanë marrë ende pagat e plota të muajit maj.
Ani pse tashmë kemi kaluar gjysmën e qershorit, minatorët nuk kanë marrë të plota pagat për shkak të problemeve financiare që ka ndërmarrja.
Kujtojmë që “Trepça” është përballur në vazhdimësi me probleme menaxheriale dhe financiare, duke ua vështirësuar jetesën edhe vet minatorëve./Veriu.info/











