Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Largimi i Lajçak nga dialogu, i pamundur, Kosova të fokusohet në dokumentin e sulmit të 24 shatorit”

14/10/2023 - 09:41
në Lajme
A A
“Largimi i Lajçak nga dialogu, i pamundur, Kosova të fokusohet në dokumentin e sulmit të 24 shatorit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësit të çështjeve politike në vend po vlerësojnë se largimi nga detyra si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, nuk është i mundur.

Muaj më parë Lajçak, u akuzua nga kryeministri Albin Kurti se në dialogun e fundit ai ka mbajtur anën e shteti serb, por sipas njohësve të kësaj fushe, edhe pas akuzave të Kosovës ai pati mbështetje të madhe si nga BE-ja e si nga ShBA-ja për punën e tij.

Ata kanë bërë që tani Kosova të fokusohet që të tregoj qartë pozicionin e Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit dhe të mos të fokusohet në largimin e ndërmjetësuesve.

Analisti politik, Shemsi Jashari, tha se në fazën ku momentalisht është Kosova do të duhet që të mos fokusohet në kërkesa për largimin e ndërmjetësuesve ose zëvendësimin e tyre, pasi sipas tij, nga vende e BE dhe SHBA-ja ata gëzojnë një mbështetje thuaje absolute për të ndërmjetësuar në këtë proces.

“Fakti që ndërmjetësit nga BE-ja janë parë me një sy se janë duke anuar me akomodimin e kërkesave të Serbisë në dialog nuk është sekret. Të gjithë e sidomos pala kosovare e beson këtë. Në fazën ku momentalisht jemi mendoj që nuk do të duhej që të ishte prioriteti kryesor i Kosovës kërkesa për largimin e ndërmjetësuesve ose zëvendësimin e tyre. Kujtojmë këtu që ndërmjetësit përfaqësojnë qëndrimin e BE-së në dialog. Nëse e shohim nga vendet e BE-së ata gëzojnë një mbështetje thuaje absolute. Edhe nga SHBA-ja për të ndërmjetësuar në këtë proces”, tha ai.

Ai bëri thirrje që Kosova ta zhvendos vëmendjen në problemin real që është Serbia dhe të kuptuarit e qartë të pozicionit të shteti fqinjë.

“Kemi parë konfirmimin pas kritikave që kanë marr nga Kosova që janë të një anshëm, kanë marr mbështetje publikë si nga përfaqësues të lartë të shtetit amerikan po ashtu edhe nga vendet evropiane. Çka nënkupton që nuk do të duhej Kosova të insistonte në ndërrimin e tyre për ta zhvendosur vëmendjen nga problemi real e që është Serbia dhe të kuptuarit e qartë të pozicionit të Serbisë të veprimeve të Serbisë. Duhet të orientohet në atë drejtim që të dokumentohet edhe pse tashmë është e qartë se veprimtari e Serbisë, komanda, plani dhe kush është urdhërdhënësi i atyre sulmeve terroriste ne e kemi parë”, tha ai.

Arbnor Sadiku, analist politik, ka thënë se largimi i Lajçakut mund të ndodh vetëm nëse ai dorëhiqet nga dhe se nuk ekziston mundësia që ai të largohet nga kërkesat e Kosovës.

Ai tha se mundësi që ai të largohet nga pozita e ndërmjetësuesit është nëse ai merr ndonjë pozitë në shtetin e tij në Sllovaki, kjo pasi në zgjedhjet e fundit partia që i takon ai i ka fituar zgjedhjet.

Ai ka shtuar që Kosova tani do të duhet që të fokusohet që të dokumentojë sa më shumë sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Është e vërtet që Kosova ka qenë skeptike për rolin e Lajçakut si ndërmjetësues, disa me arsye. Nuk është shumë me rëndësi se çka mendon Kosova, është shumë e rëndësishme çka mendon unioni Evropian dhe ShBA, pasi qe ai paguhet nga Unioni Evropian dhe të njëjtën kohë merr mbështetje të vazhdueshme nga ShBA. Kjo mbështetje u pa edhe tash që është konfirmuar në një farë forme për Lajçakun. Sa i përket aspekti që në rast ai vetëm dëshiron të largohet vetvetiu për shkak se partia të cilës ai i takon në Sllovaki i ka fituar zgjedhjet, ndoshta marrja e ndonjë pozite në qeveri e re Sllovake mund ta largoj Lajçakun nga dialogu por jo për shkak të ankesave të Kosovës”. “Unioni evropian dhe ShBA nuk i ka marr parasysh ankesat e Kosovës, ata i kanë dhënë mbështetje të plotë. Fokusi jonë do të duhej që të prezantohej sa më mirë ky sulm terrorist siç ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës duke dokumentuar për ditë përmes konferencave”, tha ai./EO/

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë