Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.Në një deklarim për gazetarët pas mbledhjes, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që do të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër me numrin 2, tha se kjo marrëveshje u dakordua unanimisht në parti.
“Në unanimitet të plotë LDK’ja nominoi propozimin dhe vendimin e Kryesisë përmes Këshillit të Përgjithshëm që në garën e ardhshme Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe unë të jem kandidat për kryeministër dhe t’i kemi me vete gjithsej 110 kandidatë të LDK-së që propozohen nga degët e LDK’së dhe jo vetëm”.Në këtë listë, Abdixhiku tha se do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani.












